Politikë

Goli historik! Komenti i Ramës bëhet viral: Dhuratë për Bajram, mbipesha e Donnarummës kapi topin

Rama e quan golin e sulmuesit dhuratë për Bajram.

f.t
Goli historik! Komenti i Ramës bëhet viral: Dhuratë për
Nedim Bajrami dhe Edi Rama

GJERMANI- Nedim Bajrami ka hyrë në historinë e Kampionateve Evropiane pasi ka shënuar golin më të shpejtë në histori. Në sekondën e 23, mesfushori i kuqezinjve shënoi kundër Italisë. Goli i tij u komentua gjatë jo vetëm në rrjet dhe mediat vendase, por vëmendje mori edhe nga shtypi europian. Komentet ishin të shumta, por vëmedje ka marrë edhe komenti epik i kryeministrit Edi Rama për portierin Gianluigi Donnarumma.

Në videon e cila po qarkullon në rrjetin social TikTok, Rama e quan golin e sulmuesit dhuratë për Bajram, ndërsa e cilëson të mbipeshë Donnarumman.

"Zoti i dha Bajramit për Bajram një dhuratë. Sikur topi mos prekte...se Donnarumma thonë është mbipeshë, apo mbipesha kapi topin,"- u shpreh Rama gjatë intervistës së tij.

 

Kryeministri Edi Rama e uroi Nedim Bajramin për golin e tij edhe në rrjete sociale. Në një postim pas ndeshjes, Rama shkroi se publiku kuqezi ishte një mrekulli dhe atmosfera në stadium e paharrueshme.

“Kuqezinjtë dolën pa pikë nga fusha, por bënë sa mundën përballë kampionëve të Europës dhe askush nuk duhet ta harrojë që ata e sollën Shqipërinë këtu”, u shpreh Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB