
GJERMANI- Gjatë një diskutimi për Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, Rama u pyet në Mynih nëse parashikon ndonjë problem me Greqinë në rrugëtimin i Shqipërisë drejt integrimit në BE.
Rama u përgjigj me batutë duke thënë se nuk ka ardhur në Mynih për të shqetësuar miqtë grek, pasi sipas tij ata e ndjekin kudo dhe i dëgjojnë tonin e zërit kur flet për ta.
“Jo, ne e dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grekë, sepse ata djekin kudo dhe duan të më shohin, të më dëgjojnë tonin e zërit kur them diçka për jo. Ne e duam Greqinë. Në asnjë mënyrë nuk na hidhni në konflikt me Greqinë. Nuk thashë kafe greke, thashë kafe turke. Kur thashë kafe turke, thashë sepse ka turq në Gjermani. U them miqve të mi grekë mos e keqkuptoni kafen,"-tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih ku po zhvillohen punimet e Konferencës së Sigurisë. /ZËRI