Politikë

Grupi "DRAMA'/ Berisha nxjerr bisedat mes Zotos dhe Mërtirit në "WhatsApp"

Sali Berisha në ekranin pranë tij ka nxjerrë foton e një pjesë bisedë mes Zotos dhe Mërtirit. Grupi në "whatsApp" quhej "Drama".

k.m.
Grupi "DRAMA'/ Berisha nxjerr bisedat mes Zotos dhe Mërtirit
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nxjerrë bisedat mes Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Ose të paktën kështu pretendon. Në foton e nxjerrë sot gjatë konferencës së përjavëshme të tij me gazetarët, Berisha në ekranin pranë tij ka nxjerrë foton e një pjesë bisedë mes Zotos dhe Mërtirit. Grupi në "whatsApp" quhej "Drama". Po ashtu, nga ajo që duket në foton, "printimi" i bisedës është bërë nga një person që ka qenë pjesë e grupit, por që nuk është më mes tyre. 

BISEDA NË GRUPIN "DRAMA":

-I ke thënë gjë ti atij?
-Jo, asnjëherë.
-Prandaj më bëri çudi.
-Nuk e di, mbase ka folur me Lalin.

Megjithatë duket se nuk ka fshirë asgjë dhe i ka të gjitha bisedat e ruajtura. 

Grupi "DRAMA'/ Berisha nxjerr bisedat mes Zotos dhe Mërtirit
Fotoja që nxorri Berisha

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Korrupsioni, mashtrimi dhe vjedhja e Erion Veliajt ka kufi vetëm qiellin. Sot kam këtu një dokument ku Bashkia e Tiranës njofton se kjo është çerdhja më e re që po ndërtohet nga Bashkia e Tiranës. Si ishte dhe si do ta transformojë Lal Vjedhësin.
Këtu kemi inaugurimin e çerdhes. Personi është Cafaljone. Aty në krah të Lal Vjedhësit është famëzi Cafaljone i djegësave, i cili ka financuar me paratë e djegësit, çerdhen e Erion Veliaj dhe Erion Veliaj e paraqet si investim të Bashkisë së Tiranës. Çka nënkupton se sa ka kushtuar ajo çerdhe, Veliaj i ka futur në xhepin e vet. Sepse përndryshe duhej të thoshte se kjo është dhuratë e zotit Cafaljone. Me datën 8 korrik 2019, Top Channel njofton- se ia çon ai lajmin, se po ndërtohet në Kombinat si investim i Bashkisë së Tiranës, kjo çerdhja. Pas këtij lajmi, në whatsapp-in e mafiozëve, Mirel Mërtiri, i identifikuar si Mërtiri3, dërgon linkun e lajmit dhe shkruan: Po kjo ç’ishte? Përgjigjen e jep Klodian Zoto, i identifikuar si Zoto4. -I ke thënë gjë ti atij? -Jo, asnjëherë. -Prandaj më bëri çudi. -Nuk e di, mbase ka folur me Lalin. Me datën 28 shtator 2019, në faqen zyrtare të Instagramit të Bashkisë së Tiranës, publikohet një foto ku Erion Veliaj shfaqet në përurimin e kopshtit bashkë me administratorin e djegësave, Cafaljone. Ndërkohë bashkia e merr në dorëzim këtë çerdhe me datën 23 dhjetor 2020. Pra, del qartë se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri flasin për dy individë. E vërteta është për shkrimtarin me dorë, Ben Blushi. Ben Blushi ka dy anë, mos harroni kurrë se unë e njoh që javën e parë. Me njërën dorë shkruan, me tjetrën vjedh. E ka këtë sëmundje, të lindur. Ben Blushi dhe Erion Veliaj. Dhe unë kur u kisha thënë se sherri me Arben Ahmetaj lindi sepse Arben Ahmetaj i thotë Erionit, ta marrim Blushin për marrëdhënie publike, të na mbulojë me PR. Blushi u fut në valle dhe punën e parë, përzuri Ahmetajn. Po këto janë punët e tyre. Duke faktuar se çdo gjë kontrollohet nga Veliaj si sipërmarrës, sepse Veliaj djegësin e ka sipërmarrjen e tij. Mirëpo këto dokumente dhe disa dokumente plotësuese, i ka SKAP-i i partisë. Por SKAP i partisë nuk guxon të lëvizë një qime në vjedhjen e shekullit. Përkundrazi ka bërë hetim, edhe aty fund e krye me dirixhim të Edi Ramës. Duke filluar nga djegësi i Elbasanit, ku Don Lala ishte siç u përdor ky Lefteri, por Don Lalën e shpëtoi Millonai, që kishte dosjen e tij. Don Lala përfaqësohej nga dy persona në autoritetin kontraktues dhe ishte garant i të gjithë skemës korruptive në Elbasan. Por ai nuk dënohet, dënohen të tjerë. Këtu ka edhe dokumenta të tjera, por kjo është vetëm një copëz për t’iu rikthyer edhe njëherë vjedhjes së shekullit, vjedhje që jo vetëm nuk u hetua siç duhet, por u kompostua në mënyrën më kriminale nga SKAP-i i partisë.

Por kush të jetë vallë personi që po 'zbulon' anëtarët e tjerë të grupit? Sa kanë qenë gjithsej?/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB