
TIRANË-Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vendosi t’i paraqesë një kërkesë Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi pëmes një postimi në platformën 'X'. Çuçi kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për të luftuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike në Shqipëri. Shkrimin e tij e ka ripostuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan shutimisht: “shumë e rëndësishme të ecim përpara me shpejtësi të plotë”.
Very important to move on with full speed???????? https://t.co/VqRjtZw6oD
— Edi Rama (@ediramaal) March 28, 2024
Çuçi u shpreh se Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile./ZËRI