Politikë

Himara nuk gjen qetësi me kryebashkiakët, zgjedh sot emrin e ri të komanduar

Kryetarja e komanduar Blerina Bala e ka mbajtur vetëm dy muaj këtë detyrë, duke paraqitur me kërkesë dorëheqjen e parevokueshme përpara Këshillit Bashkiak

E.K
Himara nuk gjen qetësi me kryebashkiakët, zgjedh sot emrin e ri
Dy kandidatet per bashkine himare

HIMARË- Në harkun kohor të më pak se dy muajve, Këshilli Bashkiak i qytetit të Himarës, do të duhet që të votojë sot një kryetar të ri të komanduar, pas problemeve që pasuan me arrestimin e Fredi Belerit dhe Jorgo Goros.

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak, vjen pas dorëheqjes së kryetares së komanduar Blerina Bala, e cila qëndroi në këtë detyrë për 2 muaj. Ajo paraqiti dorëheqjen të mërkurën dhe njoftoi se largohet nga detyra për arsye personale. Megjithatë nuk kanë munguar raportimet nga burime të ndryshme, se në fakt dorëheqja e saj është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ndërsa mes tyre ka pasur dhe një përplasje verbale.

Bala mori detyrën e kryetares pas arrestimit të Jorgo Goros me akuzën e tjetërsimit të dy pronave. Ndërkohë kryetari i zgjedhur më 14 maj 2023 për bashkinë e Himarës Fredi Beleri ndodhet në burg për blerje votash.

Dy emrat që përfliten për t’u zgjedhur kryetar i komanduar janë dy nënkryetarët aktual të bashkisë, Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano. Ky i fundit ka qenë edhe kryetar i Partisë Socialiste në Himarë, dhe është caktuar si nënkryetar i bashkisë vetëm në javët e fundit. Emri i tij shihet më i avantazhuar në garë./ZËRI

Poll

MOS HUMB