Politikë

Historia e Fondacionit të Liri Berishës, pse po hetohet sot nga SPAK? Dyshimet për pastrimin e parave përmes pikturave

Ndër të tjera, hetimi po prek edhe fondet e investuara për blerjen e një vile të Fondacionit në zonën e ish-liqenit të Farkës e cila përdoret si seli e biznesit.

F.m
Historia e Fondacionit të Liri Berishës, pse po hetohet sot nga SPAK?
Liri Berisha

TIRANË- Nuk ka liri për kryedemokratin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi “arrestin shtëpiak” për ta, por ajo që e kanxjerrë sot kreun e Partisë Demokratike para gazetarëve ka qenë revolta pas nisjes së hetimeve edhe ndaj bashkëshortes së tij, Liri Berisha, ose më konkretisht ndaj fondacionit që ajo ka themeluar, “Fëmijët Shqiptarë”.

Nisja e hetimeve

3 shtator të këtij viti u raportua se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po analizon të ardhurat dhe shpenzimet e fondacionit,(zyrtarisht dedikuar për ndihmën e fëmijëve që i përkasin spektrit autikë, përfshirë donacione dhe blerje. Ndër të tjera, hetimi po prek edhe fondet e investuara për blerjen e një vile të Fondacionit në zonën e ish-liqenit të Farkës e cila përdoret si seli e biznesit.

Ndërkohë që ishte kaluar në sitë pasuria e Jamarbër Malltezit dhe e familjes Berisha, kjo ishte hera e parë që edhe gruaja e ish-kryeministrit t’inënshtrohej hetimit nga SPAK. Sipas Report TV, në qendër të hetimit financiar janë dhjetëra toka dhe apartamente në pronësi të vajzës së tij Argitës dhe dhëndrrit të tij Jamarberit dhe djalit të tij Shkëlzenit.

“Fondacioni i Liri Berishës është përmendur në disa kronika të mediave në të kaluarën, pasi u zbulua se gjatë një darke bamirësie të organizuar në Tiranë në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha, biznesmenë të ndryshëm blenë vepra arti me çmime shumë të larta të nxjerra në shitje në ankand nga Fondacioni. Ndër të tjera është blerë një pikturë për 100 mijë euro. Çmimi i paguar e kalonte shumë herë vlerën reale të punimeve dhe që atëherë dyshohej se ato blerje ishin maskuar në formë bamirësie, por që në të vërtetë ishin “dhuratat” e paguara për fondacionin Liri Berisha, të cilat më pas bashkëshorti ia ktheu me tendera dhe favorizime të tjera politike,”- shkruante Report.

Përplasjet për shitjet e pikturave

Në vitin 2012, Opozita dhe fondacioni i bashkëshortes së kryeministrit Berisha në atë kohë janë përplasur pas mbrëmjes gala që umbajt në Tiranë, kur fondacioni mblodhi biznesmenë shqiptarë, të cilët ndër të tjera u angazhuan në një ankand të improvizuar për të blerë piktura të ofruara nga fondacioni.

Çmimet e shitjes së pikturave variuan nga 10 në 100 mijë euro, megjithëse çmimet fillestare ishin nga 500 apo 1 mijë euro deri në 5 mijë. Gjithsej janë mbledhur në pak orë më shumë se gjysëm milioni euro (544 mije).

Fondacioni e justifikoi aktivitetin duke publikuar listën e pikturave që janë shitur duke shtuar se të gjitha paratë do përdoren për fëmijët autikë dhe se veprat janë blerë në përputhje me ligjin.

 “Blerësit e pikturave janë kompani dhe individë bujarë, që duan të përmbushin misionin social të bizneseve të tyre,”- shkruhej në deklaratën e fondacionit.

Por opozita e asaj kohe, Partia Socialiste, kishte tërësisht tjetër këndvështrim tjetër dhe kërkoi që veç listës së pikturave të shitura dhe çmimeve, të bëhen publikë edhe emrat e blerësve.

Më poshtë, 6 pikturat e shitura më shtrenjtë në mbrëmjen gala:

(çmimi fillestar është çmimi me të cilin i ka blerë fondacioni)

“Peizazh” / Milto Jorgji: Çmim fillestar 500 Euro – çmim shitje 50 000 Euro
“Natyrë e qetë” / Alush Shima:  Çmim fillestar 5000 Euro – çmim shitje 100 000 Euro
“Peizazh” / Alush Shima: Çmim fillestar 5.500 Euro – çmim shitje 100 000 Euro
“Legjenda” / Sali Shijaku:  Çmim fillestar 4.000 Euro –– çmim shitje 70 000 Euro
“Struktura e jetës” / Orion Shima: Çmim fillestar 2.200 Euro – çmim shitje 53 000 Euro
“Gruaja e peshkatarit” / Ibrahim Kodra: Çmim fillestar 11.000 Euro – çmim shitje 55 000 Euro

Reagimi i Berishës

Historia e Fondacionit të Liri Berishës, pse po hetohet sot nga SPAK?
Sali Berisha në konferencë

Për herë të parë që nga 30-dhjetori i vitit të kaluar, kur Berisha u mbyll në shtëpi me urdhër të SPAK, kryedemokrati doli në një konferencë të improvizuar përballë gazetarëve, përmes një video-telefonate nga shtëpia e tij.

Berisha e nisi konferencën duke falenderuar vajzëne tij Argita dhe dhëndrrin, Jamarbër Malltezi që kanë dhuruar 118 mnijë euro në fondacionin për “Fëmijët Shqiptarë”, gjë e cila gjithashtu po hetohet.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, si njerëz që ka bërë pazare me vrasësit për tu pasuruar dhe që sot me nisjen e hetimit ndaj fondacionit janëkthyer në monstrat e fëmijëve autike.

“Kur ke bere pazare me vrasësit dhe ke marrë paranë e tyre të krimit për t’u pasuruar vetë, për të blerë apartamente, vila, toka apo pasuri të tjera, të cilat me rrogën tende nuk i blije dot kurrë, apo kur ke përdorur paratë e vrasësve, përdhunuesve, trafikantëve për vakanca luksoze, për shkollimin e fëmijëve apo qoftë dhe për bixhoz, kur ke përdorur detyrën e besuar nga shoqëria për të bërë jo prokurorin, as dhe avokatin e ligjit të kriminelit që të ka blerë, por skllavin e tij dhe ke shitur çdo gjë njerëzore, veten te vrasësi, dhe je zhveshur, shpërfytyruar dhe denatyruar nga morali njerëzor, je bërë më i lig, më i ulët se sa padroni yt vrasës, përdhunues, hajdut, vetëkuptohet që virtytin njerëzor e quan krim, zbatimin e ligjit e shpall shkelje të ligjit dhe nuk ndalesh para asgjëje, bëhesh më hajdut se hajduti, më vrasës se sa vrasësi, të tillë janë sot anëtarët e organizatës kriminale Skapi i partisë apo prokurorisë private të Edi Ramës, të cilet Juri Kim ua serviri shqiptarëve si heronjtë e fëmijëve të tyre, por në fakt janë monstrat me raste konkrete të fëmijëve tanë, përfshi këtu fëmijët autikë,”- tha Berisha.

Kreu i PD-së shkoi dhe më tej duke theksuar se janë bërë publikë dhe identitetet e fëmijëve autikë.

“Këta janë monstrat e fëmijëve tanë sepse këta jo vetëm amnistojnë me urdhër dhe kundrejt pagesës zyrtarë kriminelë që me vjedhjet e tyre kanë shkaktuar për mungesat e ilaçeve apo përdorimin e ilaçeve të skaduara etj, etj, vdekjet e qindra e fëmijëve të moshave të ndryshme, por këta janë monstrat e fëmijëve tanë sepse për të zbatuar urdhrin politik të Edi Ramës, jo vetëm paraqesin se krim virtytin e bamirësisë shqiptare, të dëshmuar në mënyrën më transparente dhe ligjore, por ata si monstra të fëmijëve tanë, në rastin konkret femijëve autikë, kanë vendosur në dosjen e tyre publike të aktakuzës ndaj meje duke shkelur çdo kod njerëzor dhe ligjor që mbron privatësinë e fëmijës, emrat e fëmijëve autikë, përfitues të bamirësisë,”- tha Berisha.

Sipas kryedemokratit, ky ështënjë hetim skandaloz që po bëhet nga SPAK pasi vajza e tij Argita dhe dhëndri Jamarbër Malltezi, 118 mijë eurot i kanë dhuruar në harkun kohor të 18 viteve.

“Nuk është zakon kurrë të falënderosh publikisht familjarët, por nuk mund të ndalem pa i falënderuar me shumë mirënjohje Abin dhe Argitën sepse kanë mbajtur, kanë vazhduar traditën më fisnike të shqiptarëve, bujarinë dhe bamirësinë, e cila ka pasur në kohëra vlerësimet më të larta,”- shtoi ai.

Kreu i PD-së riktheu disa detaje nga historia e themelimit të Fondacionit.

“Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” është themeluar në vitin 1996 nga një mik i madh dhe i vërtetë i Shqipërisë, Domenik Skalione, ish-president i parë i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan te Sipërmarrjes, që në vitin 2005 i besoi drejtimin e këtij fondacioni Liri Berishës, e cila pasi doli në pension, në vend të punës në një klinikë private, zgjodhi t’i përkushtohet pa asnjë lloj rroge apo shpërblimi ndihmës, kryesisht të fëmijëve shqiptarë, por edhe të moshuarve këtu. Njëlloj si ajo, bordi i fondacionit nga themelimi gjer sot ka funksionuar me përkushtim pa asnjë shpërblim. Nën drejtimin e saj dhe të bordit, Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” ka dhënë kontribut thelbësor në trajtimin shkencor të talasemisë, duke ngritur nga hiçi në Lushnje qendrën më moderne të vendit në trajtimin e talasemisë, për çka është nderuar me Qytetari Nderi nga bashkia socialiste e qytetit,”- tha ai.

Reagimi i Jamarbër Malltezit

Historia e Fondacionit të Liri Berishës, pse po hetohet sot nga SPAK?
Jamarbër Malltezi

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi reagoi gjithashtu. Në një postikm në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se Prokuroria e Posaçme ngre akuza të pavërteta me urdhër politik nga Edi Rama me qëllim asgjësimin e opozitës.

“Ka dhjetëra vjet që bëj bamirësi dhe jap zekatin rregullisht. Në respekt të parimit “Kur jep dora e djathtë nuk duhet ta dijë dora e majtë” kurrë nuk i jam mburrur askujt dhe kurrë nuk e ka ditur as babai im. Vjen dita kur shërbëtorët politikë të Edi Ramës, prokurorja e bandave të Elbasanit e promovuar nga Taulant Balla, jo vetëm që i shkruan bamirësitë e mia për çdo vit në një akt-akuzë sikur janë vepër penale, por publikojnë edhe emrat e fëmijëve me autizëm për mjekimin e të cilëve janë paguar këto para. Turp dhe trishtim! Bamirësia qenka vepër penale! Ata që marrin ndihmë financiare nga “Armiku i PS” ju duhet publikuar emri si të jenë me biografi të keqe! Palaço të këtilla nuk kishim parë gjë akoma! Tek fëlliqësia e Millonait dhe Krajës dalin fytyrat e Edi Ramës, Taulant Ballës, Soros apo Yurit!”, shkruan Malltezi.

Reagimi i Shkëlzen Berishës

Historia e Fondacionit të Liri Berishës, pse po hetohet sot nga SPAK?
Shkëlzen Berisha

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha u ndal pak më shkurt.

“Te vjedhesh ilacet e te semureve me kancer nuk eshte krim! Te ndihmosh femijet autike eshte krim!”- shkruan ai në një postim, duke e paralizuar situatën me spitalin e Onkologjikut.

Biznesmenët e përfolur në darkën Gala

Historia e Fondacionit të Liri Berishës, pse po hetohet sot nga SPAK?
Rezart Taçi

I pari është Rezart Taçi. Sipas Prapaskenës, Rezart Taçi, i cili është nën akuzë nga SPAK për pastrim parash për llogari të Nngranghetas,

paguante shuma të mëdha parash pranë fondacionit të Liri Berishës, duke i kamufluar me blerje pikturash.

Francesco Bechetti i ka dhënë 100 mijë euro fondacionit të Liri Berishës, duke blerë një pikturë të Orion Shimës.

Bechetti, i cili prej vitit 1997 që pretendonte se do të ndërtonte një hidrocentral në Kalivaç të Tepelenës, ka paguar këtë shumë në këmbim të lejes nga Sali Berisha për ngritjen e kompanive “Energji” sh.p.k. “Cable System” sh.p.k, “400 KV” sh.p.k dhe “Agon Set”.

Biznesmeni i njohur Hetem Ramadani ka blerë gjithashtu një pikturë kundrejt një shumë prej 140 mijë eurosh.

Pronari i Union Bank, Emond Leka, ABI Bank që ka sot me pronar Andi Balltën si dhe Bankers Petroleum Albania LtD, me administrator 62-vjeçarin kinez Huanqin Xiao. Në total flitet për një listëme 90 biznesmenë, mes tyre dhe një pronar i një kompanie mielli që ka blerë një pikturë me vlerë 70 mijë euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB