
TIRANË- Ish-ministrja Olta Xhaçka u justifikua se bashkëshorti i saj nuk kishte informacion mbi historikun e pronës ku do të ndërtojë restorin. Gjatë fjalës së saj në emisonin “Top Story”, Xhaçka tha se nuk kishte si ta dinte sesi ishte regjistruar toka në vitin 1994. Teksa fliste, deputetja hoqi dhe përgjëgjësitë nga vetja duke u shprehur: Ç’lidhje kam unë?
MOMENTI ME VIDEO:
“Po më duket se mbaj një barrë që nuk më takon ta mbaj. Është e paimagjinueshme që përfshirë opozitarë akuzatorë me një gojë të shthurur dhe përfshirë opinion publik, i cili është mbarsur me këtë historinë që ku ka zë, patjetër ka një gjë. Ku ka një ministër, patjetër ka një aferë… Ndoshta nuk tingëllon mirë kur them ‘po ç’lidhje ka bashkëshorti im, po ç’lidhje kam unë? Pse duhet ta dija unë sesi është regjistruar kjo prona në vitin 1994? Po pse ne do të fusnim veten në katë siklet? Ç’lidhje ka bashkëshorti im sesi është regjistruar kjo pronë në 1994?’ Ky procedimi i SPAK duket sikur po mbron një njeri të pushtetit për të mbyllur vrimat e një gjëje që dihej se ishte me cen? Jo nuk është kështu. Nuk jam e frikësuar as unë dhe as bashkëshorti im sepse nuk e dinim si janë ndarë AMTP në 1994,”-tha Xhaçka./ZËRI