Politikë

Sulmi terrorist në veri/ Hasani: BE dhe SHBA të ngrenë alarmin. Bardhi: Lexove statuset e Ramës

Në përgjigje kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi kritikoi Hasanin pasi sipas tij, ky i fundit nuk mbajti asnjë qëndrim ndaj Serbisë dhe nuk dënoi deklaratat e bëra më herët nga kryeministri Edi Rama, për marrjen e veriut nën kontroll nga KFOR-i.

E.K
Sulmi terrorist në veri/ Hasani: BE dhe SHBA të ngrenë alarmin.
Gazment Bardhi dhe Igli Hasani

TIRANË- Sulmi terrorist në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, ka sjellë diskutime dhe përpalsje këtë të hënë mes opozitës dhe maxhorancës në Kuvendc. Gjatë fjalës së tij ministri i Jashtëm Igli Hasani dënoi sulmin duke u shprehur se ishte një tentativë për të destabilizuar Kosovësn.

Ai u shpreh se veprimi i Serbisë për të mbajtur ditë zie për vrasjen e terroristëve serbë ishte i gabuar. Ndërsa përsëriti thirrjen për bashkësinë ndërkombëtare që të ndërhyjnë për normalizimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Igli Hasani: Qeveria ka dënuar aktin kriminal në Kosovë. Ka tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Kosovën. Nxitësit duhet të ndëshkohen. Dita e zisë në Beograd është sinjali më i keq që i jep rajonit. BE dhe SHBA duhet të ngrenë lart alarmin për përshkallëzimin e situatës dhe garantimin territorial të Kosovës. Duhet të ketë shtim të KFOR-it si garanci për sigurinë në Kosovë.

Në përgjigje kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi kritikoi Hasanin pasi sipas tij, ky i fundit nuk mbajti asnjë qëndrim ndaj Serbisë dhe nuk dënoi deklaratat e bëra më herët nga kryeministri Edi Rama, për marrjen e veriut nën kontroll nga KFOR-i.

Gazment Bardhi: Prisja nga ministri i jashtëm që të dënonte rastin dhe prisja të merrja vesh nëse ka kërkuar sqarim për deklaratat e kryeministrit mbi marrjen që duhet t’i bëj KFOR veriut të Kosovës. Prisja gjithashtu që ministri të fliste se a ka kërkuar masa Shqipëria për Serbinë. Kjo sallë sot duhet të kishte çështjen e Kosovës për diskutim. Çfarë po bën ministria jonë e jashtme për sulmin ndaj Serbisë. Me keqardhja ministri jonë i jashtëm lexoi statuset që ka bërë kryeministri këto 48 orë e fundit./Zëri

Poll

MOS HUMB