Politikë

Ish-këshilltari i Metës, Ilir Kulla në SPAK: Dëshmova për disa rrethana

Në një prononcim të shkurtër për media, ai ka thënë se në SPAK ka dhënë dëshmi për disa rrethana, por nuk zbuloi më detaje të tjera duke u shprehur se do të ruante sekretin hetimor.

D.XH
Ish-këshilltari i Metës, Ilir Kulla në SPAK: Dëshmova
Ilir Kulla

TIRANË- Ilir Kulla është paraqitur në SPAK. Ish-këshilltari për sigurinë i (ish)presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla është fotografuar pranë ambienteve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar krejt i vetëm. Përpara se të hynte në Prokurorinë e Posaçme, Kulla tha se nuk e di se për çfarë e kanë thirrur.

Nga SPAK, ka dalë pas 1 ore e 30 minuta. Në një prononcim të shkurtër për media, ai ka thënë se në SPAK ka dhënë dëshmi për disa rrethana, por nuk zbuloi më detaje të tjera duke u shprehur se do të ruante sekretin hetimor.

“Dhashë dëshmi për disa rrethana. Nuk mund të bëj publike asgjë për shkak të sekretit hetimor,”- ka thënë ai.

Emri i tij është lakuar në qershor të 2020, kur Prokuroria italiane njoftoi se nga hetimet për 'Fake News'-in nga një faqe italiane "Pianeta Italia News" që trazoi politikën shqiptare me lajmin se 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për t'u groposur, la zbuluar se pas skandalit qëndron ish këshilltari i presidentit Meta, Ilir Kulla.

"Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit' të Ilir Metës,"-pretendoi anti-mafia italiane.

Për këtë çështje në Itali, u arrestuan 8 persona, mes tyre edhe ish-senatori Sergio de Gregorio, pronar i faqes online "Pianeta Italia News", që prodhoi lajmin e rremë. Por edhe asokohe, Ilir Kulla i kishte mohuar akuzat./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB