
TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij për mediat kreu i grupit Gazment Bardhi u bëri thirrje deputetëve të Partisë Socialiste që të mos bëjnë avokatin e oligarkëve dhe të tërhiqen nga ligji për investimet strategjike. Sa i përket zgjedhjes së tij si nënkryetar partie me ndryshime statutore dhe jo me votim të fshehtë në Këshillin Kombëtar, Bardhi tha se është e shkruar që kreu i gruopit është dhe nënkryetar partie, por nuk preferoi të zgjatej në ndryshimet e bëra dhe në debatet e brendshme që sollën këto ndryshime. Po ashtu ai foli për aksionin opozitar dhe zërat në grupin e PD që kërkojnë një ashpërsim të aksionit në Kuvend.
Gazment Bardhi: Gjej rastin të kërkoj përgjegjshmëri nga deputetët e maxhorancës, nuk janë aty për ti shërbyer Pëllumb Gjokës me ligje të sponsorizuara por janë aty për të kundërshtuar këtë dhe për të mbrojtur interesin publik.
Zgjedhja nënkryetar dhe zërat kundër.
Gazment Bardhi: Sa i takon ndryshimeve në statut ka qenë një rregull i gjithëpranuar që kryetari i grupit që zgjidhet me votë të deputetëve të grupit është dhe nënkryetar partie. Këtu nuk ka asnjë lajm të ri, si kryetar i grupit ushtroj dhe përgjegjësinë e nënkryetarit të partisë. Është përgjegjësi nuk është post as karrige.
Pyetje: Në grupin tuaj a ka deputetë që mendojnë se duhet ndërprerë aksioni?
Gazment Bardhi: Jo nuk ka asnjë deputet që kërkon ndërprerjen e aksionit në parlament. Ka diskutime për vijushmërinë e aksionit, nëse do të përshkallëzohet dhe sigurisht që ka kolegë që kërkojnë që Shqipëria ka nevojë të ketë një parlament funskional. Që të tërhiqen s’ka pasur asnjë. Asnjë nuk ka propozuar tërheqjen.
Pyetje: Kush janë oligarkët?
Gazment Bardhi: Ata që janë, 5 njerëz janë, e kam bërë publike listën në seancën kur është shtyrë për herë të fundit ligji për investimet startegjike. Nëse shikon në 40 projekte janë 5 individë që janë përfitues nga 5 projekte secili për investimet strategjike.
Pyetje: Çfarë keni përfituar nga aksioni?
Gazment Bardhi: Se çfarë kemi fituar që në shpallje të këtij aksioni nuk kemi patur si objektiv që të bllokojnë zhvillimin e seancës. Qëllimi ka qenë se kur opozitës i shkelet ushtrimi i detyrave të veta është të mundësojmë mos qënien fasadë. Prej 5 muajsh Kuvendi është në një votim anormal./ZËRI