Politikë

Iu arrestua bashkëshorti, reagon Elda Hoti: Ulsi Manja do të mbajë përgjegjësi, manovra të dështuara

Hoti akuzon ministrin Ulsi Manja se është personi që përdor policinë për interesa të pushtetit.

f.g
Iu arrestua bashkëshorti, reagon Elda Hoti: Ulsi Manja do të
Elda Hoti

TIRANE- Deputetja dhe kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Elda Hoti, ka reaguar një ditë pasi i shoqi iu arrestua nga Policia e Lezhës. Hoti akuzon ministrin Ulsi Manja se është personi që përdor policinë për interesa të pushtetit. Hoti iu bën thirrje qytetarëve të mos harrojnë çfarë iu kanë bërë në 12 vite. 

REAGIMI I PLOTË: 

Asnjë polici politike, asnjë strukturë kriminale dhe asnjë zëdhënës i krimit të organizuar nuk do të mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Ditët e frikësimit, fabrikimeve dhe shtypjes së zërit opozitar janë drejt fundit.

Ulsi Manja dhe çdo vegël politike që përdor Policinë e Shtetit për interesa të pushtetit do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të paligjshëm, për çdo tentativë për të frikësuar qytetarët që duan një të ardhme më të mirë.

Këto manovra janë të dështuara sepse fuqia e popullit nuk ndalet nga asnjë makineri represive.

Ata që blenë vota dhe shantazhuan votuesit, janë të lirë dhe po rendin nga qendra në qendër votimi, Aleksander Dodaj, Renuar Kolaj dhe të gjithë kriminelët elektoral, i keni bërë llogaritë gabim.

Njëshat nuk ka regjim që i ndal!

Qytetarë, mos harroni gjithçka ju kanë bërë këto 12 vite.

Bashkëshorti i kandidates së PD-ASHM u arrestua mbrëmjen e djeshme. ZëRI raportoi se ai kishte denoncuar 3 persona se po blinin vota për një kandidate të PS. Pasi policia shkoi në vendngjarje pa se nuk kishte asnjë gjë të kundraligjshme te makina e personave në fjalë dhe vendosi arrestimin e bashkëshortit të Hotit, i cili sipas Policisë ishte edhe në gjendje të dehur./ZËRI

Poll

MOS HUMB