Politikë

Kandidoi për Bashën, Rithemelimi zgjedh Luan Hotin kryetar në Durrës, ‘mbretin’ e gafave që humbi thellë

Në garën për kryetar bashkie, në zgjedhjet e pjeshme të vitit 2022, Luan Hoti do të renditej i treti, duke kandiduar nën siglën e PD-së së Lulzim Bashës

E.K
Kandidoi për Bashën, Rithemelimi zgjedh Luan Hotin kryetar në
Luan Hoti

DURRËS- Strukturat e Partisë Demokratike që përfaqësojnë Rithemelimin, prej disa javësh kanë nisur procesin zgjedhor, për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve, që në shumicën e rasteve kanë qarkulluar emra të vjetër. Kjo ka ndodhur edhe në zgjedhjet e djeshme në qytetin e Durrësit, të cilat janë fituar nga Luan Hoti, dikur kandidat i Lulzim Bashës, në garën për Bashkinë e Durrësit, në zgjedhjet e pjeshme lokale të vitit 2022.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se Hoti është shpallur fitues me një diferencë të dukshme votash me dy kandidatët e tjerë në garën e brendshme për kreun e partisë në Durrës. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 1240 demokratë, ndërsa rezultatet janë si më poshtë: Astrit Xhaferi – 308 vota, Loritan Prifti – 278 vota, Luan Hoti – 641 vota.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2022, Hoti u rendit në vendin e tretë në garën për Durrësin, megjithatë kjo nuk e ka penguar Rithemelimin që ta vendosë në krye të partisë në një prej qyteteve më të rëndësishme të vendin, edhe në aspektin elektoral.

Rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme të vitit 2022 në Durrës në %:

Partia Socialiste Emiriana Sako – 58.5%

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” Ardian Muka – 29.7%

Partia Demokratike Luan Hoti – 11.9 %

Emiriana Sako ka arritur të sigurojë 39 157 vota, e ndjekur nga Ardian Muka me 20 831 vota. I treti në listë renditet Luan Hoti, i cili ka mbledhur 7937 vota.

Gjatë fushatës elektorale të vitit 2022, Hoti do të njihej për gafat e tij gjatë takimeve me mbështetësit e Partisë Demokratike.


/ZËRI

Poll

MOS HUMB