Politikë

Kaosi në Kuvend/ Noka: Begaj erdhi si shërbëtor i Ramës

Noka u shpreh se presidenti Begaj sot dëshmoi se nuk është mbi palët por mban anë.

f.t
Kaosi në Kuvend/ Noka: Begaj erdhi si shërbëtor i Ramës
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka pas mbylljes së seancës plenare ka hedhur akuza ndaj presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Noka u shpreh se presidenti Begaj sot dëshmoi se nuk është mbi palët por mban anë dhe u shfaq në Kuvend si një ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktaturës.

Flamur Noka: Presidenti i Republikës erdhi si shërbëtor i përulur i regjimit të Edi Ramës, për të bekuar ligjet që u heqin opozitës çdo të drejtë. Ai erdhi si një ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktaturës. Sot, Edi Rama nuk bëri asgjë më shumë vetëm se e thelloi skandalin në marrëdhëniet me opozitës. Sot Presidenti i Republikës ishte një faktor destabiliteti.

Presidenti nuk mund të pranohet nga opozita si ministër propagande i qeverisë. Aty edhe partnerët e panë që Edi Rama kishte emëruar një ministër propagande. Për sa kohë mazhoranca ashpërson masat ndaj opozitës ku është vendi për tryezë? Presidenti duhet të thirrte tryezën dhe të hidhte poshtë ligjet. Ne do të vazhdojmë aksionin dhe mosbindjen civile.

Poll

MOS HUMB