Politikë

Marrëveshja e emigrantëve/ ‘Kushtetuesja’ rrëzon kërkesën e opozitës për seancë publike, Bardhi: Po shmanget transparenca!

Gjykata ka vendosur që shqyrtimi të bëhet me dyer të mbyllura.

f.t
Marrëveshja e emigrantëve/ ‘Kushtetuesja’ rrëzon
Edi Rama dhe Georgia Meloni

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Gazment Bardhit për të zhvilluar një seancë të hapur për mediat dhe publikun për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Gjykata ka vendosur që shqyrtimi të bëhet me dyer të mbyllura.

'Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim kërkesën tuaj të datës 10.01.2024 me vendimin e ndërmjetëm të datës 11.01.2024 ka vendosur rrëzimin e kërkesës për shqyrtimin e çështjes në seancë plenare publike.'- njofton Gjykata Kushtetuese.

Marrëveshja e emigrantëve/ ‘Kushtetuesja’ rrëzon
VENDIMI

Ndërkohë Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën për të zhvilluar një seancë plenare publike në lidhje me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Grupi i PD shprehet se transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave gjatë negocimit dhe nënshkrimit të protokollit, duket se vazhdon.

"Transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave gjatë negocimit dhe nënshkrimit të Protokollit për emigrantët me Italinë, duket se vazhdon edhe gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, për sa kohë që publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjes dhe të dëgjojnë qëndrimet e palëve, pyetjet e Gjykatës dhe përgjigjet e tyre, si dhe debatin gjyqësor.

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të premten kërkesën e Grupit Parlementar të PD që kërkojë shqyrtimin publik të kësaj çështje. Në përgjigjen e saj, Gjykata Kushtetuese shprehet se mbledhje e gjyqtarëve në datën 11.01.2024 ka vendosur që shqyrtimitë bëhet me dyer të mbyllura”, shprehet Bardhi.

Kujtojmë se në dhjetor Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Berisha-Bardhi lidhur me marrëveshjen Itali-Shqipëri, e cila konsiderohet nga ata anti-kushtetuese. Seanca për shqyrtimin e padisë, do të mbahet në 18 janar, në orën 10:00./ZËRI

Poll

MOS HUMB