Politikë

Komisionet hetimore/ Bradhi: Felaj një komuniste, ligji mos dekretohet

Sipas Bardhit, Rama ka gënjyer dhe është një ligj i bërë nga një komuniste si Ermonela Felaj.

f.t
Komisionet hetimore/ Bradhi: Felaj një komuniste, ligji mos dekretohet
Gazment Bardhi

TIRANË-Gazment Bardhi, pas mbledhjes me grupimin e Rithemelimit u pyet në lidhje për projektligjin për komisionet hetimore. Bardhi tha se është një gënjeshtër që është model gjerman. Sipas Bardhit, Rama ka gënjyer dhe është një ligj i bërë nga një komuniste si Ermonela Felaj.

Bardhi: Gënjeshtër, se projektligjin për komisionet e kanë marrë në modelin gjerman. Ramës mund t’i duket Ermonela Felaj gjermane, por ajo është tipike shqiptare, tipike komuniste dhe një njeri që nuk ka asnjë lidhje me ligjin. Ligji gjerman ka një dispozitë të veçantë që titullohet, ‘detyrimet e mazhorancës’. Që kur komisionin hetimor e kërkon ¼ e opozitës, jo vetëm miratohet por nuk kanë asnjë të drejtë të ndryshojnë objektin e kërkesës. Ky është modeli gjerman. Ne nuk do të bashkohemi me federatën ruse, por me BE-në. Projektligji për komisionet hetimore i mbyll derën ligjit për komisionet. Pasi është bërë një mënyrë të atij që objekti që do të hetohet të ta diktojë Edi Rama.

Më tej Gazment Bardhi i bëri thirrje përsëri presidentit Bajram Begaj që mos të dekretojë ligjin për komisionet hetimore. Sipas Bardhit ligji ka probleme kushtetuese.

Bardhi: Ne i jemi drejtuar si grup parlamentar dhe si deputetë të opozitë presidentit, i bëj thirrje të bëhet garant i kushtetutës së RSH-së ky është funksioni i presidentit të Republikës dhe ne duam të besojmë se do të ngrihet në detyrën e Kushtetutës që ka marrë përispër. Ky projektligj ka probleme kushtetuese. Presidenti mos ta dekretojë. E ka për detyrë që ta kthejë. I jam drejtuar institucionalisht presidentit dhe pres që të zbatojë detyrimet e tij kushtetuese.

Kujtojmë se Bardhi në datën 8 janar i dërgoi një letër presidentit Bajram Begaj, ku kërkonte të kthehej për rishyrtim ligji i miratuar nga mazhoranca mes kaosit në seancën plenare të datës 21 Dhjetor, atë për ngritjen e Komisioneve Hetimore./ZËRI

Poll

MOS HUMB