Politikë

Komisioni hetimor për “Shëndetësinë” drejt dështimit, Vokshi thërret mbledhje, socialistët vizitë në QSUT

E.K
Komisioni hetimor për “Shëndetësinë” drejt
komisioni hetimor per shendetesine

TIRANË- Komisioni Hetimor Parlamentar për Koncensionet në Shëndetësi, është duke shkuar drejt dështimit, për shkak se palët nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët. Ndërsa kryetarja e Komisionit Albana Vokshi, ka thirrur një mbledhje ditën e nesërme, e cila nuk mund të realizohet për mungesë kuorumi, socialistët kanë vendosur që të vizitojnë sot ambientet e QSUT-së, konkretisht në Centralin Qendror të Sterilizimit, për të parë zbatimin e kontratave objekt hetimi. Po ashti edhe në ditët e mëpasshme socialistët kanë planifikuar të vetëm një sërë vizitash në terren.

Pjesë nga njoftimi i mazhorancës:

Vizita që duhen bërë tek subjektet që zbatojnë kontratën koncesionare të sterilizimit

1) Centrali Qendror i Sterilizimit në QSUT, ditën e hënë 13.05.2024, ora 13.00

2) Qendrat back-up të sterilizimit nëpër spitale (si p.sh. Korçë, Pogradec, etj.), ditën e mërkurë 15.05.2024

3) Qendrat back-up të stentizimit të transformuara subcentrale (si p.sh. Durrës, Vlorë, Shkodër, etj.) ditën e premte date 1705 2024 4) Kompanitë që për Hogari të Sanivervice kryejnë transportin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, ditën e hënë 20. 05-2024

Vizita që duhen bërë tek subjektet që përfitojnë nga kontrata koncesionare të sterilizimit

1) QSUT (kirurgjitë e përgjithshme I the 3), ditën e hënë 13.05.2024, oгa 14.00

2) Spitali Traumës (kirurgjtë), ditën e hënë 13.05.2024, om 15.00

3 Spitali Rajonal Shkodër (kirurgjia), ditën e premte, datë 17.05.2024

4) Spitali Rajonal Vlorë (kirurgjia), ditën e premte, datë 17.05.2024

5) Spitali Rajonal Durrës (kirurgjia), ditën e premte, date 17.05.2024

6) Spitali Rajonal Korçë (kirurgjia), ditën e mërkurë, datë 15.05.2024

Komisioni hetimor për “Shëndetësinë” drejtKomisioni hetimor për “Shëndetësinë” drejt

Prej nisjes nga puna të Komisionit Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi, opozita dhe mazhoranca nuk kanë arritur që të gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre, ndërsa kanë miratuar kalendare të veçanta.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB