Politikë

Kryeministri Rama mbledh nesër "të vetët" te Pallati i Kongreseve! Çfarë pritet të diskutohet, prioritet…(AGJENDA)

Sipas burimeve, një theks të veçantë do të ketë edge çështja integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

zh.ll
Kryeministri Rama mbledh nesër "të vetët" te Pallati i
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e nesërme, 28 mars, kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë dhe Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste (PS), në Pallatin e Kongreseve. Mbledhja me në fokus sfidat parlamentare, do të nisë në orën 11:00. Sipas burimeve, një theks të veçantë do të ketë edge çështja integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas agjendës parashikohet:

-Mbledhja do të nisë me fjalën e kryetarit të Grupit Parlamentar, Taulant Balla

-Më pas do të flasë kryeministri Edi Rama (adresimet që do t'i bëjë Grupit Parlamentar)

-Raportim nga drejtuesia e Kadastrës, Lorena Goxhobeli

-Raportime edhe nga bashkëkryetari i PS për Reformën Territoriale, Arbian Mazniku

(Për çdo folës është parashikuar një kohë prej 2 minutash për pyetje dhe diskutime)

-Mbledhja pritet të mbyllet me konkluzionet, ndërsa janë edhe disa nisma ligjore që së shpejti pritet të diskutohen në Parlament (Kodi i ri Penal, Ligji për Referendumet, Reformat zgjedhore dhe ajo Territoriale).

Pjesë e sesionit të takimit do të jetë edhe prezantimi i Strategjisë së Komunikimit nga Erjona Ismaili, duke përfshirë planet dhe masat për komunikimin efektiv të aktivitetit parlamentar dhe prioriteteve të PS-së.

Mbledhja do të mbyllet me fjalën e kryetarit të Grupit Parlamentar, Taulant Balla, i cili po ashtu është ai që hap mbledhjen.

Kryeministri Rama mbledh nesër "të vetët" te Pallati i
agjenda e mbledhjes

Gjatë ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një seri takimesh me ministra në 'Vilën 30'. Më 24 mars, ai u takua me ministrin e Drejtësisë Besfort Lamallari, ku të pranishëm ishin dhe 3 zv/ministra Xhemal Qefalia, Silva Caka dhe Anisa Ruseti. Gjithashtu, përveç ministrave, kryeministri Rama ka takuar edhe drejtoriin e komanduar të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, dhe atë të “Illyrian Guard”, Florenc Spaho.

Një ditë më pas, 25 mars, kryeministri Edi Rama zhvilloi takime të tjera në zyrën e Kryeministrisë. Fillimisht priti kreun e Grupit Parlamentar, Taulant Balla, ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dhe ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili. Më pas, kryeministri Rama zhvilloi takim edhe me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, si dhe me drejtues të institucioneve të varësisë, përfshirë kreun e AKSHI, Igli Tafa. Në fokus të diskutimeve ishte ecuria dhe axhenda e punës së ministrive dhe institucioneve, duke synuar koordinimin mbi prioritetet qeveritare dhe projekte strategjike në zhvillim./ZËRI

Poll

MOS HUMB