Politikë

Kush e privatizoi ish-Partizanin? Këmbanat bien dhe për të, Mediu: Kishte nisur nga Angjeli dhe Klosi

Mediu është marrë në pyetje mbi rolin e tij në këtë privatizim në vitin 2022

E.K

Kush e privatizoi ish-Partizanin? Këmbanat bien dhe për të,

TIRANË- Një ditë pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, dhe vënies nën akuzë nga SPAK të Sali Berishës, Fatmir Mediu ka sqaruar pozicionin e tij, pasi përmendet në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. Terreni në fjalë ka qenë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe sipas SPAK për privatizimin e saj ka pasur një letërkëmbim në vitin 2005 mes Mediut asokohe ministër i mbrojtjes, dhe Genc Rulit ministër ekonomie.

Sipas SPAK puna për privatizimin e truallit në fjalë ka nisur rreth një muaj nga ardhja në pushtet e qeverisë së Sali Berishës. Mirëpo Mediu në reagimin e tij dhënë sot për news 24 pretendon të kundërtën. Mediu shpjegon edhe faktin se pse ka dërguar shkresën ministrit Genc Ruli, një muaj pas marrjes së detyrës më 2005. Ai sqaron se kishte dërguar një përgjigje nga qeveria e meparshme.

“Unë s’i kam çuar letër Rulit, por përgjigje një shkresë të Anastas Angjelit ish-Ministër i Ekonomisë që së bashku me Blendi Klosin kërkonin privatizimin e Partizanit tek Majko rreth muajit korrik 2005. Angjeli u zëvendësua nga Ruli dhe unë zëvendësova Majkon”, sqaron Mediu, duke mbështetur edhe deklaratat e bëra mbrëmë nga Berisha, se lejen për privatizimin e ish-Partizanit e ka dhënë qeveria e Fatos Nanos, dhe ndërtimin e kullave qeveria e Edi Ramës. Megjithatë në dosjen e SPAK thueht se Ministria e Mbrojtjes që drejtohej nga Mediu i hapi rrugë heqjes së pronës nga lista e pronave të FA-ve.

Çfarë thuhet në dosje:

“Në vijim, lidhur me këtë pengesë, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i Dekretuar nga Presidenti i Republikës më datë 07.09.2005 (Dekreti nr. 4646), një muaj pasi kishte marrë detyrën, me shkresën nr. 9549/1 prot date 12.10.2005, i drejtohet METE-s, ministrit Genc Rulitit, duke i bërë me dije se, Ministria e Mbrojtjes krahas pronësive të tjera të përcaktuara në VKM nr. 515 date 18.07.2003 ka në administrim edhe terrenet sportive ku është vendosur Klubi i Futbollit Partizani.

Nga studimi i bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, baruar në strategjinë e zhvillimit te FA dhe në kuadër të ristrukturimit të tyre, është konkluduar se këto terrene të mos përfshihen në planet e përhapjes së FA-ve. Ne këto kushte gjykojnë të nevojshme që të merren hapa të mëtejshme për sa i përket mënyrës dhe përgjegjësisë së administrimit të kësaj pronësie. Për sa më sipër kërkojnë mendimin e METE për veprime të mëtejshme në lidhje me administrimin e kësaj prone”.

Në dokumentin në fjalë, thuhet se Mediu, përmes një shkresë kërkon sugjerime dhe nga ministri Ruli.

“Në vijim, me shkresën nr. 9549/3 prot date 14.11.2005, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i parashtron Ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, se: Klubi i Futbollit ‘Partizani’ ne baze te VKM nr. 515 date 18.07.2003. eshte inventarizuar. Ne baze te VKM nr. 195 date 30.03.1998 ‘Për privatizimin e ndërmarrjeve qe nuk mund te transformohen’ propozojnë miratimin e privatizimit të objekteve dhe terreneve sportive të Klubit të Futbollit ‘Partizani’ duke mirëpritur sugjerimet e METE ne lidhje me forma të tjer.”, citohet në dosje.

Mediu është marrë në pyetje mbi rolin e tij në këtë privatizim në vitin 2022. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB