
TIRANË-Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1120 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 177634 vota ose 47.61 %. PS siguron 19 mandate.
I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar 131895 vota, që përbëjnë 35.35 %. Demokratët deri tani kanë 13 mandate, duke humbur një që ia mori partia Mundësia.
Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 18 449 vota, që përfaqësojnë 4.94 % të totalit të votave, duke kaluar tashmë 2 mandate.
Vend në Kuvend siguron edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt. Konkretisht Lëvizja Bashkë ka siguruar 10047 vota, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 11320 vota. Partia Socialdemokrate deri tani numëron 13020./ZËRI