Politikë

Kuvendi ratifikoi marrëveshjen Shqipëri-Itali/ Meloni: Falënderojmë popullin shqiptar për bashkëpunimin

Më datë 6 nëntor 2023, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen, për të ndërtuar në Shqipëri dy qendra për të strehuar emigrantët.

a.l
Kuvendi ratifikoi marrëveshjen Shqipëri-Itali/ Meloni:
Edi Rama dhe Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka shprehur falenderimet dhe mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama dhe popullit shqiptar për bashkëpunimin, pasi Kuvendi ratifikoi marrëveshjen për emigrantët. Reagimin e parë ajo e ka bërë përmes një postimi në rrjete sociale. 

“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Falenderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Meloni.

Më datë 6 nëntor 2023, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen, për të ndërtuar në Shqipëri dy qendra për të strehuar emigrantët. Sipas marrëveshjes, porti i zbarkimit të emigrantëve do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal që do të mbajë qendra në Shqipëri do të jetë 3000 emigrantë të huaj në muaj./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB