Politikë

Lefter Alla kërkon pafajësinë: Lashë biznesin, t’i shërbeja popullit. Kam marrë nga familja ime, t’iu jepja atyre

SPAK dha një javë më parë pretencën për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. SPAK kërkoi 3 vite e 6 muaj burg për Allën, i cili akuzohet se ka ndërhyrë në një tender

E.K
Lefter Alla kërkon pafajësinë: Lashë biznesin, t’i
Lefter Alla

TIRANË- I dha të afërmit tenderin 3 mln euro, ish-kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla kërkon pafajësi në sallën e gjyqit, në GJKKO. Sipas dëshmisë që ka dhënë teksa po njihet me pretencën e SPAK, Alla ka deklaruar se gjatë gjithë kësaj kohe që mbahet në ambientet e paraburgimit, prokurorja nuk e ka pyetur mbi versionin e tij.

Alla gjithashtu ka deklaruar në sallën e gjyqit, duke lënë të kuptohet se nuk kishte nevojë për para, se ai ka lënë biznesin e tij, për t’iu shërbyer qytetarëve.  

Lefter Alla: Jam i pafajshëm, lashë biznesin tim për ti shërbyer popullit. Kam marrë nga familja ime për t'iua dhënë qytetarëve. I kam shërbyer qytetarëve të Bulqizës që më kanë votuar me 67% të votave me ndershmëri, edhe pse nuk kam pasur përvoja të tjera në administratë.

Në të njëjtën linjë me Lefter Allën ka qenë dhe ish-nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi, e cila ka deklaruar në sallë se nuk e dinte kush ishte kompania që po kryente punimet për ndërtimin e ujësjellësit.

“Nuk kam patur tagra më shumë se të leshojë urdhra si e deleguara e kryetarit. S’kam pasur dijeni se kush kompani po kryente punimet “- tha ajo në sallën e gjyqit.

SPAK dha një javë më parë pretencën për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. SPAK kërkoi 3 vite e 6 muaj burg për Allën, i cili akuzohet se ka ndërhyrë në një tender. Por Alla përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do t'i ulet 1/3 e dënimit. Ndaj si përfundim, dënimi i tij është 2.4 vite.

Pretenca është dhënë edhe për bashkëpunëtorët e tij (të cilët gjithashtu përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar). Lefter Alla dhe zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës akuzohen se kanë abuzuar lidhur me projektin e një ujësjellësi në Bulqizë me vlerë 322 milionë lekë. 

PRETENCA E DHËNË NGA SPAK:

Lefter Alla- 3.6 vite burgim, me gjykim të shkurtuar 2.4 vite 

Enkeleda Lleshi- 2 vite burgim (me gjykim të shkurtuar), për 5 vite mos ushtrojë funksione publike

Rubin Kola- 1.4 vite burg (me gjykim të shkurtuar) dhe mos të ushtrojë funksione publike

Arsen Gjoka- 1.4 vite burg (me gjykim të shkurtuar) dhe 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik

Kujtim Zogu- 1.4 vite burg (me gjykim të shkurtuar) dhe 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik

Erjon Isaku- 2.8 vite burgim (me gjykim të shkurtuar) dhe 5 vite mos ushtrojë funksione publike

Leonard Daci- 1.4 vite burgim (me gjykim të shkurtuar) dhe të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite

Rasim Daci- 2.8 vite burgim (me gjykim të shkurtuar) dhe të mos ushtrojë për 3 vite detyrën e administratorit të personit juridik

Aqif Konesha- 1.6 vite burgim (me gjykim të shkurtuar) dhe për 3 vite të mos ushtrojë detyrën e administratorit e personit juridik

Dali Gazidedja- 1.2 vite burgim (me gjykim të shkurtuar)

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB