Politikë

Lëvizje mes grupeve parlamentare, Fatmir Mediut i largohet Bakiu, por i bashkohet Dode

Merita Bakiu, pjesë e grupit “Aleanca për Ndryshim” i kryesuar nga Fatmir Mediu, ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë duke iu bashkëngjitur grupit të Lulzim Bashës

Redaksia Zëri
Lëvizje mes grupeve parlamentare, Fatmir Mediut i largohet Bakiu, por i
Merita Bakiu

Në grupet parlamentare, sigurisht të opozitës,  janë njoftuar lëvizje deputetësh.

 

Merita Bakiu, pjesë e grupit “Aleanca për Ndryshim”  i kryesuar nga Fatmir Mediu, ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë duke iu bashkëngjitur grupit të Lulzim Bashës i cili tashmë e çon në 12 numrin e deputetëve që e mbështesin.

Por  vendi i Bakiut nuk ka mbetur bosh, pasi Petrit Dode, deputet i PD-së ka njoftuar gjithashtu se do ti bashkohet “Aleanca për Ndryshim” .

 

Këto ndryshime u bënë të ditura gjatë seancës së sotme të Kuvendit nga vetë kryetarja Lindita Nikolla

Poll

MOS HUMB