Politikë

'Lezha ziente nga lajmi se do shkonte SPAK'/ Dumani nxehet me Nokën: Kam punuar me mish e thua për atë dosje

Flamur Noka i përmendi aksionin e zhvilluar pak ditë më parë në Lezhë, duke hedhur dyshime se ishte dekonspiruar.

k.m.
'Lezha ziente nga lajmi se do shkonte SPAK'/ Dumani nxehet me
Altin Dumani dhe Flamur Noka

TIRANË- Një debat është zhvilluar mes Flamur Nokës dhe kreut të SPAK, Altin Dumanit. Në raportimin që kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri në SPAK, Noka i përmendi aksionin e zhvilluar pak ditë më parë në Lezhë, duke hedhur dyshime se ishte dekonspiruar. Si përgjigje, në fjalën e tij, Dumani u shpreh se ishte i fyer nga fakti se kjo gjë mund të mendohej, pasi ishte ai vetë që kishte punuar për të zbardhur përgjimet dhe për të finalizuar aksionin. 

DEBATI MES TYRE TEK 'LIGJET':

Flamur Noka: Unë personalisht isha 1 javë para aksionit të SPAK në Lezhë, para se të shkonit për kontroll tek shtëpia e Arben Ndokës. Ziente e gjithë Lezha se do shkonin për kontroll. Nuk besoj se opozita e kishte dekonspiruar atë hetim.

Altin Dumani: Si mund të shkosh kaq larg dhe të mendosh se prokurorët kanë dekonspiruar hetimet e tyre. Po është mundi dhe fryti ynë, i imi personal dhe prokurorit tjetër. Kemi punuar ditë-natë. Kemi punuar 8 me 8, është shumë fyese për mua dhe shumë deniguese që të aludosh për personat që me mish dhe thua kanë hetuar çështjen. Nuk është përgjegjësia ime, SPAK nuk arreston. Nuk më akuzon mua Policia, nuk ka shanse. Ti e di shumë mirë. Nuk e kam me të dëgjuar, kam prova. Ti e ke me të dëgjuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB