
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pyetur në lidhje me reagimin e kryeministrit Edi Rama për dosjen '5D' dhe nëse ka një luftë mes tyre. Veliaj në 'Top Story' u shpreh se kjo s'ka për të ndodhur kurrë.
Veliaj: Duhet të pyesësh kryeministrin, Rama më mbështëti. Ka një problem dhe ata duhet ta zgjidhin me drejtësinë. U ndjeva mirë që Kryeministri më mbështeti, se patjetër kjo qeveri ka bërë shumë. Fakti që unë dhe Kryeministri i ndajmë gjërat njësoj. Unë i qëndroj asaj që thotë Kryeministri që përpara drejtësisë të shkojë edhe i madh dhe i vogël. Ne mund të kemi debate si do jetë një projekt, por te kjo gjë, unë i qëndroj fjalë e presje kryeministrit, opozita do t’i bëjë gjunjët me kalla që një ditë unë të kem konflikt me Edi Ramën, por nuk besoj se do vijë. Ne nuk kemi avokati. Edhe njeriu më i afërt që ka probleme me drejtësinë, t’i zgjidhë me drejtësinë. Unë nuk do merrem as me Argitën, as me Gazin dhe as me Nokën. Edi Rama vendosi një standard absolut, që dhe njëriu më i afërt nuk do mbrohet nga partia. Ka që një 2013 që e ka vendosur këtë stekë dhe ky është një premtim.