Politikë

Macron: Franca mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE

Gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Edi Rama në Paris, Macron u shpreh se Shqipëria ka pasur një rol kyç në rajon, ndërsa shtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm për çështjet rajonale.

E.K
Macron: Franca mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit
Edi Rama dhe Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka deklaruar këtë të premte se Franca mbështet integrimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Edi Rama në Paris, Macron u shpreh se Shqipëria ka pasur një rol kyç në rajon, ndërsa shtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm për çështjet rajonale.

Emmanuel Macron: Sa e admiroj rrugën që ka bërë vendi juaj, për miqësinë, për ndjenjat shumë të thella europiane. Do thoja ndoshta edhe më shumë se europiane. Ne i kushtojmë rendësi kësaj, jeni ju, jemi ne, marr janë të veçanta dhe kjo falë punës së përbashkët. Këto dy vizita dëshmojnë për dinamikën e jashtëzakonshme të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Ju e dini që do të keni besim tek vendosmëria për të bërë më shumë. Dua të tregoj vendosmërinë e Francës për Ballkanin Perëndimor, këtu bëhet fjalë për bashkimin e Europës për të bërë më te fortë ndaj luftërave. Shqipëria ka vazhduar rrugën Europiane me vendosmëri, kini besim tek mbështetja jonë, jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitete për të avancuar. Dua të përshëndes zërin e fortë në rajon të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Kështu ka qenë dy vite kur ju mbanit postin në Këshillin e Sigurimit. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshme normalizim i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Poll

MOS HUMB