Politikë

Mandati i Xhaçkës, Kryemadhi e merr në mbrojtje: Po goditet me regji, karma is a bitch Olta!

Sipas Kryemadhit, Xhaçka po sakrifikohet nga socialistët, në mënyrë që të shmanget vëmendja nga aferat korruptive

E.K
Mandati i Xhaçkës, Kryemadhi e merr në mbrojtje: Po goditet me
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka marrë në mbrojtje deputeten socialiste Olta Xhaçkës, teksa në Kuvend diskutohet mandati i saj. Kryemadhi tha se Xhaçka është viktimë e drejtësisë me regji, që këtë herë kërkon një çështje të re, për të larguar vëmendjen nga inceneratorët.

“Më vjen keq si grua që ne gratë përdoremi si mish për top për burrat. Por karma is a bitch Olta, dhe ç’të mbjellim do të korrim.

Sot pas 34 vitesh ne gjendemi në një statusquo të një regjimi hibrid. Politika është në një gjendje të sëmurë. Ne po shkojmë drejt një vendi autoritar, ku kemi struktura jodemokratike, mungesa e sundimit të ligjit, ku ndarja e pushteteve nuk funksionon. Dhe ku sistemi i drejtësisë vepron me regji.

Dhe me thënë të drejtën, edhe kolegia jonë Olta Xhaçka është pjesë e regjisë, qeveria kërkon që të largojë vëmendjen nga çështje të tjera siç janë inceneratorët, apo fondet me AZHBR-në”, u shpreh Kryemadhi, ndërsa tha se edhe socialistë të tjerë janë sakrifikuar më herët sipas saj nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Kryemadhi tha se duhet kthyer vëmendja nga shqetësimet reale të qytetarëve, ndërsa përmendi si një shqetësim shumë serioz fenomenin e emigracionin, veçanërisht te të rinjtë.

Kuvendi pritet që të miratojë sot dërgimin e Olta Xhaçkës për në Gjykatën Kushtetuese.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB