Politikë

"Zgjedhorja"/ PD jashtë, ekspertët i merr PS dhe Rithemelimi (DOKUMENTI)

Nga 4 të zgjedhurit, asnjë prej tyre nuk është pjesë e Partisë Demokratike(të vulës), por vetëm nga socialistët, Rithemelimi dhe Partia e Lirisë.

k.m.
"Zgjedhorja"/ PD jashtë, ekspertët i merr PS dhe Rithemelimi
Pamje nga mbledhja

TIRANË– Grupi i punës për Reformën Zgjedhore ka miratuar 4 ekspertët politikë që do të merren me Reformën Zgjedhore. Nga 4 të zgjedhurit, asnjë prej tyre nuk është pjesë e Partisë Demokratike(të vulës), por vetëm nga socialistët, Rithemelimi dhe Partia e Lirisë. Përfaqësues të Partisë Socialiste janë zgjedhur Eridjan Salianji dhe Viktor Gumi, nga Rithemelimi Ivi Kaso, ndërsa Silva Caka do të jetë përfaqësuese e Partisë së Lirisë.

Sipas dokumentit, mbledhja e radhës do të mbahet të enjten e ardhshme në orën 12:00.

DOKUMENTI: 

"Zgjedhorja"/ PD jashtë, ekspertët i merr PS dhe Rithemelimi

“Sot kemi caktuar grupin e ekspertëve që të përgatisin deri të enjten për një plan pune dhe kërkesa për OSBE për asistencë. E rëndësishme është që çdo gjë që është në dispozicion do ta marrin në konsideratë. Raportet politike sot janë të vendosura më drejtë. Ajo që po them është se çdo çështje që është për t’u diskutuar do të merret, shqyrtohet dhe do t’i jepet zgjidhje nga ky grup dialogu. Grupi i dialogut kërkon vullnet pozitiv shumë të madh dhe pse e tregon shumë të kundërt forcën e vullnetit. Është herët të flasim për konsensus me PS, do të përcaktohet nga plani i punës. Rekomandimi i OSBE nuk duhet të trajtohen në mënyrë të thatë. Listat e hapura janë detyrim kushtetues, në përputhje me praktikat ndërkombëtare. Listat e mbyllura janë histori e të shkuarës. Ajo që është çështja kryesore sot, është zgjidhja e sistemit zgjedhor. Duhet të garantojmë barazi dhe drejtësi në rezultate,"-tha Oerd Bylykbashi nga Rithemelimi.

Komisioni i ngritur sot do të merret vetëm me çështjen e Reformës Zgjedhore, ndaj edhe në përfundim të mbledhjes së sotme, grupi i dialogut vendosi të kërkojë ndihmën e ekspertëve të OSBE-ODIHR, në lidhje me legjislacionin zgjedhor./ZËRI

Poll

MOS HUMB