
TIRANË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur në pistën e Aeroportit të Rinasit.
Ai u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani. Presidenti ukrainas shoqërohet nga eskorta e automjeteve dhe forca të shumta policie.
Zelenskyy do të marrë pjesë në punimet e Samitit të organizuar për Ukrainën, që mbahet të mërkurën e 28 shkurtit në kryeqytet.
Ndërkohë presidenti i Ukrainës në orën 09:00 të mëngjesit të së mërkurës do të pritet në Kryeministri nga kreu i Qeverisë Edi Rama, me të cilin do të zhvilloojë një takim "kokë më kokë". Më pas do të ketë një takim mes dy delegacioneve dhe më pas firmosjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës./ZËRI