Politikë

Mbetjet në Tajlandë dhe Kinë/ Rama: Telenovelë, edhe sikur të ishin të rrezikshme, transporti nuk është i ndaluar

Rama tha se qeveria dhe autoritetet portuale nuk kanë asnjë përgjegjësi për transportin e mbetjeve, qofshin ato edhe të rrezikshme

E.K
Mbetjet në Tajlandë dhe Kinë/ Rama: Telenovelë, edhe sikur
Edi rama ne kuvend

TIRANË- Është duke u zhvilluar në Kuvend interpelenca mes kryeministrit Edi Rama, dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, për kontejnerët me mbetje të rrezikshme, që dyshohet se janë nisur nga Shqipëria drejt Azisë.

Duke folur për herë të parë publikisht për këtë çështje, Rama tha se qeveria dhe autoritetet portuale nuk kanë asnjë përgjegjësi për transportin e mbetjeve, dhe subjektet private kanë detyrimin që të përshkruajnë llojin e mallrave që transportohen.

Kryeministri tha në Kuvend, se edhe nëse mbetjet në fjalë janë të rrezikshme, transporti i tyre nuk është i ndaluar.  

Gazment Bardhi: Me ju aty sipër (i drejtohet Spiropalit), mesa duket i vetja duket vetja Skënderbe ka marrë guximin që të vijë në seancë. Qeveria duhet ta kishte sqaruar pa qenë nevoja që opozita të thirrtë interpelancë pasi ngjallte panik tek qytetarët dhe lidhej me jetën dhe shëndetin e tyre.

Dy anije nga Porti i Durrësit po transportonin lëndë të rrezikshme drejt Azisë pa konfirmimin se Tajlanda do ti pranonte. Ngarkesa në fjalë ishte pluhur i furrës produkte mbetjesh të rrezikshme që vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut, që janë të dëmshme për shëndetin e mjedisin.

Kërkon trajtim të kushtueshëm dhe për këtë arsye kompanitë që e prodhojnë, e transportojnë atë për shkak se përpunimi i tyre kërkon shpenzime marramendëse. Sipas informacioneve, dy anije me 100 kontejnerë që përmbajnë rreth 816 ton mbetje brenda tyre po kthehen në Portin e Durrësit.

Tregojnë se hiri i eksportuar i takon firmës Sokoloaj shpk licensuar nga kjo qeveri dhe mbetjes kanë të bëjnë me fabrikën Kurum. Në muaj prill nga porti i Durrësit janë nisur për në Kinë disa ton mbetje që janë bllokuar dhe pritet të kthehen. Në këtë mënyrë ka dyshime se Shqipëria ka shkelur konventën e Bazelit. Nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar, por aktivitet kriminal.

Kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme, çfarë veprimet kanë kryer aktivitet përgjegjëse janë lejuar të eksportohen pa leje përkatëse, kush i ka lejuar të hyjnë dhe të dalin përmes portit të Durrësit, Qeveria ta kishte sqaruar menjëherë. Kur kapesh si kriminel në shkelje të ligjit nuk bën transparencë.

Edi Rama: Jam këtu sot për tiu përgjigjur një kërkese për interpelancë, në shfrytëzim abuziv të rregullores, pas fantazive malinje, për të vazhduar helmimin e shqiptarëve, përmes kanalizimeve të botës dixhitale. Burimi i kësaj tjetër telenovele, që u shfaq paralelisht me vrasjen e Pogradecit, ishte një sinjalizim për një transport mbetjesh të rrezikshme nga Shqipëria drejt Azizë. Vetë organizata që ka ngritur shqetësimin, e ka bërë këtë në bazën e dyshimeve, pa asnjë provë. Sidoqoftë qysh në çastin e sinjalizimit, agjensitë i kanë ndjekur këto shqetësime, me vullnetin për të hetuar bashkë me agjensitë europiane. Goja e urrejtjes politike, ka ngritur akuzat dhe ka gjetut fajtorët, që janë kriminelët imagjinarë, me mua në krye, më kanë vendosur akuzën e 1313. Iu është bërë si rregull që ndaj meje të ngrini një akuzë në javë. Shqiptarëve po iu flitet për një gropë të rrezikshme, që po helmon edhe Kinën. Jam këtu për të sjellë disa fakte të thjeshta?

A është kryer transport i mbetjeve të rrezikshme? Në çdo deklaratë që është dorëzuar nga subjektet private, se eksportet në fjalë nuk janë mbetje të rrezikshme, që kanë me vete edhe analizat që janë kryer në një laborator europian. Mallrat e deklaruara si okside, hidrokside hekuri, janë transportuar nga porti i Durrësit, në portet europiane, bashkë me të gjitha dokumentet e nevojshme. Askush nuk i ka penguar që të qëndrojnë përkohësisht në vendet e BE, mallra me klasifikim të tillë, nuk klasifikohen si të rrezikshme. Këto mallra nuk bëjnë pjesë në kategorizimin e mallrave të rrezikshme. Aludimi për mosveprim të autoriteteve portuale dhe detare, është psikopatologjik, i artikuluar nga të njëjtat burime ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike.

Edhe sikur këto mallra të ishin të rrezikshme, transporti i tyre nuk është i ndaluar. Në zbatim të kodeve ndërkombëtare detare, që janë të njëjta dhe në portet shqiptare. Procedurat e transportit të mbetjeve, i referohen Konventës së Bazelit, ku Shqipëria është anëtare që prej vitit 1999. Është tërësisht absurd pretendimi që përgjegjësitë që ligji dhe konventa ia ngarkojnë subjekteve private, të thashethemohet ligësisht si një përgjegjësi e institucioneve publike.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB