Politikë

Mbledhja e qeverisë, Rama përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

Në mbledhjen që është duke u mbajtur me dyer të mbyllura, Rama ka mohuar zërat për zgjedhje të parakohshme

E.K
Mbledhja e qeverisë, Rama përjashton mundësinë e zgjedhjeve
Mbedhje qeverie

LEZHË- Prej ores 10 të mëngjesit të sotëm ka nisur në Shëngjin takimi dyditor i qeverisë, pa praninë e kamerave, ku kryeministri Rama dhe ministrat do të bëjnë bilancet e vitit që lamë pas, dhe do të vendosen prioritetet për vitin që kemi nisur.

Rama në takimin që është mbajtur me dyer të mbyllura ka përjashtuar në mënyrë kategorike mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, ndërkohë që është folur dhe për angazhimin në Kuvend, që është bërë i vështirë për shkak të qëndrimeve radikale që ka mbajtur opozita në muajt e fundit.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN se në mbledhjen e qeverisë është folur dhe për nismat që kërkojnë shumicë të cilësuar, për të cilën lipset bashkëpunimi me opozitën, ose me ndonjë prej fraksioneve të saj.

Në këtë mbledhje nuk është folur në lidhje me zëvendësimin e Arben Ahmetajt, të cilit i ka mbaruar mandati, duke qenë se kjo është një procedurë që iniciohet nga Kuvendi.

Në nisje të takimit të sotëm, ku veç ministrave marrin dhe pjesë dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, dhe drejtuesit e institucioneve të rëndësishme, fjalën e parë e ka mbajtur kryeministri Edi Rama.

Më pas ka folur kryetari grupit parlamentar Bledi Çuçi, i cili theksoi rëndësinë e ndërveprimit mes qeverisë dhe grupit parlamentar. Ka mbajtur një fjalë edhe sekretari përgjithshëm Blendi Klosi.

Pjesa e dytë e mbledhjes i është dedikuar aspekteve teknike dhe të detajuara.

Ministrat të do të shpalosin synimet kryesore për vitin 2024. Ndërkohë që mbledhja pritet të zgjasë edhe përgjatë ditës së nesërme. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm dhe ministri i sapoemëruar Blendi Gonxhja, i cili nuk ka marrë ende zyrtarisht detyrën.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB