Politikë

Mediat online “fantazmë” në Shqipëri, Braçe: Dezinformojnë, duhet më shumë kontroll

Braçe tha se media online po funksionon në një terren totalisht ilegal, e paregjistruar dhe thuajse e hapur ndaj lajmeve që përbëjnë dezinformim

I.F
Mediat online “fantazmë” në Shqipëri, Braçe:
Erion Braçe

TIRANË- Erion Braçe ka kërkuar në komisionin e Dezinformimit që të identifikohen të gjitha portalet dhe mediat online, të cilat janë të regjistruara ose jo. Braçe tha se media online po funksionon në një terren totalisht ilegal, e paregjistruar dhe thuajse e hapur ndaj lajmeve që përbëjnë dezinformim të pastër dhe me pasoja të rënda për vendin.

“Duam të dimë kush janë të regjistruar dhe kush jo. A janë të regjistruara në tatime mediat online apo jo? Sepse në faqet e tyre unë shoh aktivitet tregtar, si operojnë këta? Media online në ketë vend funksionon në një terren totalisht ilegal, e paregjistruar dhe thuajse e hapur ndaj lajmeve që përbëjnë dezinformim të pastër dhe me pasoja të rënda për sektorët strategjikë të vendit dhe qoftë për interesat e vendit. Këto janë dy problematikat që kemi hasur deri më tani. Fluksi i informacionit që është keqdashës me këtë vend vijon e rritet, ne jemi dhe para zgjedhjeve,”- tha Erjon Braçe.

Gjithashtu edhe drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj propozoi një analizë të të gjitha shoqërive në fushën e medias që janë të regjistruara në regjistrat e administratës tatimore. Binaj i kërkoi AKEP të mos regjistrojë asnjë portal që nuk është i pajisur me NIPT.

“Do analizohet të gjitha shoqëritë në fushën e medias që janë të regjistruara në regjistrat e administratës tatimore, mbi 12 kritere risku ku do të bazohet kjo analizë: regjistrimi i subjekteve me shtetas të huaj, Listëpagesa me 1-2 punonjës, deklarimi i pagave minimale më të ulëta se paga mesatare e tregut për këtë sektor, mosdeklarimi në kohë i deklaratave tatimore, mos pagimi i detyrimeve tatimore, mosdeklarimi i llogarive bankare në administratën tatimore, subjekte të pafiskalizuara, përdorimi i lartë i cash-it. Sugjerojmë që AKEP të mos regjistroje asnje portal qe nuk është i pajisur me NIPT,”- tha Ilir Binaj, drejtor i Tatimeve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB