Politikë

Meloni flet për sulmet ndaj Ramës në mediat italiane: Nuk je ti shënjestra, jemi pranë qeverisë tuaj

Meloni tha se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, mund të jetë një shembull i mirë për t’u ndjekur dhe nga shtete të tjera të BE-së

E.K
Meloni flet për sulmet ndaj Ramës në mediat italiane: Nuk je ti
Giorgia Meloni

LEZHË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shprehur solidaritetin me kryeministrin Edi Rama, pas shkrimeve të ndyshme në mediat italiane, për marrëveshjen për emigrantët. Meloni tha se populli italian e njeh dhe e vlerëson ndihmën e Shqipërisë, dhe se sulmet e disa mediave, nuk kanë shënjestër Ramën, por vetë atë.

“Ne jemi afër qeverisë shqiptare pas sulmeve që janë bërë në drejtim të tyre, është ndjekur një fushatë denigruese në drejtim të tyre. Nuk është hera e parë që ne kemi bashkëpunim mes dy vendeve. Shqipëria ka pasur gjithnjë dëshirë për të qenë pjesë e BE. Sor kryeministri Edi Rama quhet një kriminel, për një marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve, do të doja që ti thosha kryeministrit Edi Rama, që nuk është ai shënjestra, sepse italianët e kuptojnë, përpjekjen për të na dhënë një ndihmesë.

Verën e kaluar, kur ne diskutuam për marrëveshjen, ne morëm parasysh një sërë kriteresh për shqetësimin që kemi me emigrantët. Kjo marrëveshje bazohet në 3 objektiva, lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm. Shqipëria ka vënë në dispozicion disa territore, ku Italia po punon për ngritjen e këtyre qendrave”, u shpreh Meloni.

Meloni dha detaje në lidhje me emigrantët që do të vijnë në Shqipëri, dhe për kohën kur qendrat do të jenë funksionale.

“Emigrantët që janë shpëtuar do të dërgohen në këto qëndra pritëse. Sigurisht që në Shqipëri nuk do të vijnë gratë shtatzëna, personat në moshë të caktuar, do të jetë një strukturë ku do të kryhen të gjitha procedurat e kalimit të kufirit, do të kemi përshpejtim të procedurave kur janë nga vendet e sigurta.

Do të jenë operative nga 1 gushti 2024. Do ta realizojmë me sukses. Dy muajt e vonesës janë shkaktuar për shkak të terrenit disi të vështirë në Gjadër, dhe me të papriturat me të cilat ne jemi përballur”, tha më tej kryeministrja italiane, ndërsa falenderoi të gjithë ata që kanë punuar në terrren.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB