Politikë

Merr fund! Celibashi i "vë pikën": Mandati i Belerit i pavlefshëm

Komisioneri Ilirjan Celibashi arsyetoi se në bazë të ligjit të dekriminalizimit, Fredi Beleri nuk mund ta ushtrojë me funksionin e kryebashkiakut të Himarës.

k.m.
Merr fund! Celibashi i "vë pikën": Mandati i Belerit i
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur të pavlefshëm mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në fjalën e tij, komisioneri Ilirjan Celibashi arsyetoi se në bazë të ligjit të dekriminalizimit, Fredi Beleri nuk mund ta ushtrojë me funksionin e kryebashkiakut të Himarës. Po ashtu, u kujdes të theksonte se edhe kjo çështje ishte në kompetencën e KQZ për t'u gjykuar, njëjtë si rastet e tjera. Kështu që pas këtij vendimi, presidenti Bajram Begaj ka 45 ditë kohë për të shpallur datën e re të zgjedhjeve.

"Mund të ishte edhe në kushtet kur të ishte duke ushtruar detyrën, e ngelet diskutimi, në kushtet kur vërtetohet që të kryehet një vepër penale, a e ka kompetencën KQZ për të zhvlerësuar këtë mandat? Unë jam i bindur se po. Ty ligji të ndalon që të mos kandidosh, aq më shumë akoma të ndalohet që ta ushtrosh këtë detyrë. Mendoj që kjo është shumë e qartë. Situata kjo është. Sepse për ndryshe do të duhet të pranonim që ti e ke kryer këtë vepër penale, vazhdon në detyrë, por nuk do garosh më. Unë mendoj që jemi në kushtet e humbjes së mandatit. Shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim,"-tha Celibashi ndër të tjera në fjalën e tij.

Poll

MOS HUMB