
ATHINË- Ministria e Jashtme Greke ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila vendosi dënimin me 2 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në një njoftimin publik në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme Greke thuhet se dënimi i sotëm i Belerit nga gjykata shqiptare shton shqetësimet për objektivitetin e procesit. Por duket se tani, "shpresat" i kanë varur nga Apeli.
Ministria e Jashtme greke: Vendimi i sotëm i një gjykate shqiptare ndaj kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri intensifikon shqetësimet e shprehura në lidhje me objektivitetin e procesit. Masa e dënimit, që të mos dalë nga burgu, e pengon kryebashkiakun e zgjedhur që edhe sot të marrë detyrën dhe e mban kandidatin e mundur në krye të bashkisë, pavarësisht vendimit të shprehur të gjykatës muaj më parë që vendosi shkarkimin e tij të menjëhershëm. Zbatimi selektiv i vendimeve gjyqësore dhe zbritja e vendimeve gjyqësore nuk janë në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Qeveria greke do të monitorojë nga afër çështjen dhe pret një gjykim të drejtë dhe objektiv në nivelin e dytë të juridiksionit.
I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar që më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës./ZËRI