
TIRANË- Vranësirat dhe reshjet e shiut, të shoqëruara herë pas here dhe me rrebeshe do të jenë prezente gjatë kësaj të diele në të gjithë vendin. Por sipas MeteoAlb më e theksuar do të jetë në zonën verI-perëndimore të Shqipërisë.
Gjatë natës pritet ndërprerje e përkohëshme e reshjeve në territor. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes, por mesdita sjell renie të ndjehsme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht jugor -juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 5 ballë./ZËRI