Politikë

‘Mos i ndërze deputetët more palaço’, Berisha përplaset me Ballën

“Me ty kam mbaruar punë unë. Ik, mjaft se le nam, more në qafë edhe këta të tjerët”, i tha Balla Berishës

E.K
‘Mos i ndërze deputetët more palaço’, Berisha
Sali Berisha dhe Taulant Balla

TIRANË- Ka nisur me tensione të shumta paraditja e kësaj të enjteje, kur rreth një orë nga seanca që do të mbahej në Kuvend, deputetët e opozitës kanë marrë karriget e deputetëve socialistë dhe kanë bllokuar foltoren. Gjatë përplasjeve që u shënuan para nisjes zyrtare të seancës, Sali Berisha ka shkëmbyer akuza me ministrin e Brendshëm Taulant Balla.

“Mos i ndërze deputetët, palaço!”, iu drejtua Berisha, Ballës, teksa ky i fundit zuri vend në karrigen e tij. “Me ty kam mbaruar punë unë. Ik, mjaft se le nam, more në qafë edhe këta të tjerët”, iu përgjigj Balla, para se të largohej nga salla.

Përplasje të ashpër pati edhe mes deputetit socialist Xhemal Qefalia dhe atyre demokrat Xhelal Mziu dhe Edmond Spaho, të cilët edhe shtynë njëri-tjetrin teksa debatonin për bllokimin e foltores me karrige, duke mos lejuar deputetët të ulen.

“Kjo që shihni është grevë. Duhet të respektoni grevën”, iu tha Berisha deputetëve socialistë duke i ftuar të largoheshin nga salla. Ish-kryeministri premtoi se nuk do të ketë një kthim pas nëse nuk mazhoranca nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore dhe caktimin e përfaqësuesve të opozitës në komisionet parlamentare.

“Mazhoranca e tmerrua nga opozita. Kjo nuk është një çështje mes deputetëve. Kjo është një cështje mes deputetëve të PD dhe dhunuesve të të drejtave kushtetuese. Ne o rikthejmë Kushtetutën dhe nuk tërhiqemi. Rikthimi i të drejtës së opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore është themelore. Opozita ka të drejtë për të ushtruar veprimtarinë ligjvënëse.

Kjo bandë mban në sirtar ligjin për minimumin jetik. Janë hajdutët që nuk e lënë këtë ligj të miratohet. Nuk lejojnë dhjetëra ligje të tjera. Kanë shumëzuar me zero deputetët e opozitës. Garantoj socialistët dhe qytetarët pa parti se kjo që po bëjmë është në interes të qytetarëve. Ç’të drejtë keni ju për t’i emëruar ju opozitës përfaqësuesin? Kur ka ndodh kjo? Në krye kanë dalë Begot, Bajrat, Çelajt”, tha Berisha./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB