Politikë

Moti i keq në vend! Rama: Të gjitha strukturat shtetërore në terren

Rama u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

k.m.
Moti i keq në vend! Rama: Të gjitha strukturat shtetërore në
Tiranë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar për shkak të motit të keq në vend. Rama u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe ka njoftuar se të gjitha strukturat shtetërore do të jenë në terren për të siguruar kthimin në normalitet.

Kryeministri ka ndarë gjithashtu disa imazhe nga lagje të ndryshme të Tiranës, ku shihen Shërbime të Policisë Rrugore, të angazhuara për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.

"Të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor,"-shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.

Moti i keq ka mbërthyer sërish vendin këtë të mërkurë. Në Tiranë lumi Lana rrezikon që të dalë nga shtrati, ndërkohë që shumë rrugë të kryeqytetit janë përmbytur dhe janë të vështira për t’u kaluar nga kalimtarët. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve edhe në Durrës dhe Vlorë, ku disa prej lagjeve të qyteteve bregdetare janë përmbytur. Ndërkohë si pasojë e motit të keq Kukësi, Tropoja e Shkodra kanë mungesë të energjisë elektrike./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB