Politikë

Mund të jetë dalja e fundit publike...Salianji pret gazetarët në selinë e PD

Ervin Salianji do të presë gazetarët për t'ju përgjigjur pyetjeve, para se t'i vendosin prangat.

k.m.
Mund të jetë dalja e fundit publike...Salianji pret gazetarët
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji po përgatit konferencën e fundit me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike. Në një njoftim të dhënë nga zyra e shtypit, është lajmëruar se në orën  13.00, Salianji do të presë gazetarët për t'ju përgjigjur pyetjeve, para se t'i vendosin prangat.

NJOFTIM PËR SHTYP

Në orën 13:00, deputeti i PD, Ervin Salianji konferencë me gazetarë në sallën "Azem Hajdari" në seli. Ftohen gazetarët të jenë prezentë dhe të drejtojnë pyetje.

Gjykata e Apelit la dje në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i Gjykatës së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB