Politikë

Ndryshime në Gjykatën e Elbasanit, ja kush do ta drejtojë

Matilda Fetau u zgjodh me vota unanime nga kolegët. Ajo kaloi vetingun këtë vit

D.XH
Ndryshime në Gjykatën e Elbasanit, ja kush do ta drejtojë
Matilda Fetau

ELBASAN – Gjyqtarja e  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Elbasanit, Matilda Fatau, u mandatua këtë të hënë nga të gjithë anëtarët e trupës gjyqësore të kësaj gjykate, për të qenë në krye të saj.

Fetau është votuar në mënyrë unanime nga kolegët, duke iu besuar drejtimi i institucionit për vitet e ardhshme.

Më datë 29 maj, Fetau është përballur edhe me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku gjatë seancës dëgjimore, u dëgjuan raporte pozitive për pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Komisioni shpalli në atë kohë vendimin për të konfirmuar në detyrë gjyqtaren Matilda Fetau. Fetau përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi u emërua në Gjykatën e Elbasanit. Prej asaj kohe, ushtron funksionin e saj.

Karriera profesionale e Matilda Fetaut:

2005-2009- Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2012-2015 – Studimet në Shkollën e Magjistraturës

2014-2016 – Magjistrate pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan

09.06.2021 – Zv kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan

02.10.2023 – Kryetare e zgjedhur e Gjykatës së Elbasanit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB