
TIRANË-Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë bërë ndyshime në disa ministri, ku ka emërime të reja në detyrë në rang zëvendësministrash. Këshilli i Ministrave miratoi sot emërimin e Dorian Tolës në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen pas propozimit të Kryeministrit, në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.
'Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. V E N D O S I: Z. Dorian Tola emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.’- thuhet në vendim.
Gjithashtu me urdhër të kreut të qeverisë Edi Rama, Ceno Klosi është emëruar zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Niko Hyka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Vendimet:
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ceno Klosi emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Niko Hyka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
/ZËRI