Politikë

Në detyrim paraqitje, Berisha dhe Kryemadhi nuk shkojnë në SPAK, mësohet arsyeja

Aktualisht Berisha është në liri, por me masën "detyrim paraqitje", 2 herë në javë.

I.F
Në detyrim paraqitje, Berisha dhe Kryemadhi nuk shkojnë në SPAK,
Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk do të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, për të respektuar masën “detyrim paraqitje” të caktuar nga Gjykata e Posaçme. Mësohet se kryedemokrati ka marrë leje nga SPAK dhe ndodhet në Gjermani, kjo shpjegon edhe arsyen se përse nuk u paraqit në ambientetet e Prokurorisë së Posaçme. Gjithashtu edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nuk u paraqit sot në SPAK për të respektuar masën “detyrim paraqitje”. Njëlloj si Berisha, edhe Kryemadhi ka marrë leje nga SPAK, pasi ndodhet në SHBA.

Aktualisht Berisha është në liri, por me masën "detyrim paraqitje", 2 herë në javë. Por SPAK ka kërkuar që kryedemokrati të kthehet në arrest shtëpie duke ankimuar vendimin e GJKKO-së. Ndërkohë SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuzë zyrtare për Berishën, atë të korrupsionit pasiv.

Ndërsa më 21 tetor, Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa edhe pse me të njëjtat akuza me Metën, është lënë në “detyrim paraqitje” për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Mbi Kryemadhin rëndojnë të njëjtat akuza si të Metës./ZËRI

Poll

MOS HUMB