Politikë

Nënshkruhet marrëveshja, hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Kjo marrëveshje hap mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve

E.K
Nënshkruhet marrëveshja, hiqen vizat mes Shqipërisë dhe
Hiqen vizat mes Shqiperise dhe Azerbajxhanit

AZERBAJXHAN- Është nënshkruar marrëveshja në Baku për heqjen e vizave për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit. Marrëveshja u firmos nga zëvendësministri i jashtëm shqiptar Besart Kadia dhe homologu i tij azerbaxhan Fariz Rzayev.

Kjo marrëveshje hap mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.

Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan se nënshkrimi i marrëveshjes për përjashtimin e vizave, është një tjetër kontribut i fuqishëm në marrëdhëniet dypalëshe.

“Fariz Rzayev, Zëvendës Ministër i Jashtëm i Azerbajxhanit, dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia, folën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona, me fokus ndërveprimin ekonomik dhe kontaktet mes njerëzve. Takimi pasoi me nënshkrimin e marrëveshjes për përjashtimin e vizave, një tjetër kontribut i fuqishëm në marrëdhëniet dypalëshe”, shkruan ambasadori Anar Huseynov.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Baku të Azerbajxhanit si i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB