Politikë

Nënshkruhet Traktati i Miqësisë mes Shqipërisë dhe Ukrainës, Zelenskyy nderon Ramën

Në kuadër të Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” dhe vizitës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në Tiranë u nënshkrua sot “Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”

E.K
Nënshkruhet Traktati i Miqësisë mes Shqipërisë dhe
Zelenskyy dhe Rama

TIRANË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka nderuar kryeministrin Edi Rama me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’. Dekorata i është dhënë pas takimit “kokë më kokë” që ata patën në ambientet e kryeministrisë, ku u nënshkrua dhe një marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.

Nënshkruhet Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Në kuadër të Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” dhe vizitës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në Tiranë u nënshkrua sot “Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”, nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Traktati, sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë., i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Shqipëria është renditur që në krye të herës përkrah vendeve mbështetëse të Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë në mbrojtje të popullit ukrainas, - duke luajtur një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të fituar mbështetje diplomatike për Ukrainën, si dhe duke vendosur theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, në mënyrë të vecantë, të paqes e sigurisë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB