Politikë

Nipi i Redjan Kralit përfshihet në një konflikt, Policia: 7 persona u rrahën me leva dhe zinxhir (DYSHIMET)

Sipas asaj që raporton zyrtarisht Policia e Shtetit, rreth orës 11:00 të të martës, në servisin e automjeteve në pronësi të Biliman Habilit ka nisur një konflikt që ka përfshirë 7 persona.

k.m.
Nipi i Redjan Kralit përfshihet në një konflikt, Policia: 7
Redjan Krali

KAVAJË- Një përplasje ka ndodhur në një servish makinash në lagjen nr. 4 të qytetit të Kavajës. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, më 8 prill, e një nga të përfshirët ka qenë edhe nipi i ish-kryebashkiakut të Kavajës Redjan Krali, Xhorxho Krali. Sipas asaj që raporton zyrtarisht Policia e Shtetit, rreth orës 11:00 të të martës, në servisin e automjeteve në pronësi të Biliman Habilit ka nisur një konflikt që ka përfshirë 7 persona. Gjatë konfliktit që është shoqëruar me përdorimin e sendeve të forta si leva dhe zinxhirë, disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital.

Sipas Policisë, Manuel Tosku, 18-vjeç ka dëmtuar një automjet që ndodhej në servis, ndaj ai është proceduar penalisht për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Ndërsa, Xhorxho Krali, është proceduar për veprat penale “plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”. Por sipas një dëshmitari, Xhorxho Krali dyshohet se ka nxjerrë një armë zjarri gjatë një konflikti, ndërsa Policia pretendon se në servis, por edhe gjatë kontrolleve në banesën e personave nën akuzë, nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm.

Përveç Kralit dhe Toskut, nën akuzë janë marrë edhe: Eljo Habili, Eriko Habili, Biliman Habili dhe Fatjon Kalaja, të gjithë banues në Kavajë. Edhe mbi ta rëndon akuza “plagosje e lehtë me dashje”.

I gjithë sherri raportohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kavajë

Në lidhje me një postim në portalin “JOQ Albania”, për raportimin e një qytetari, mbi një konflikt mes disa shtetasve, të ndodhur më datë 08.04.2025, bëjmë me dije se:

Policia e Kavajës ka marrë njoftim për këtë konflikt, më datë 08.04.2025, dhe ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, brenda ditës, për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, më datë 08.04.2025, kanë referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasit:

M. T., 18 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”;

Xh. K., 18 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”;

E. H., 19 vjeç, E. H., 22 vjeç, B. H., 28 vjeç dhe F. K., 18 vjeç, të gjithë banues në Kavajë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga veprimet hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se rreth orës 11:00 të datës 08.04.2025, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, në ambientet e servisit të automjeteve, të shtetasit B. H., në lagjen nr. 4. Gjatë konfliktit, shtetasi M. T. ka dëmtuar një automjet që ndodhej në këtë servis.

Gjatë kontrollit në ambientet e servisit dhe në banesat e shtetasve të përfshirë në konflikt nuk janë gjetur sende të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB