Politikë

Nis seanca, sërish trazira/ Nikolla përballë opozitës, bilbila dhe zhurmues

Tensionet vazhdojnë mes maxhorancës dhe opozitës, teksa këta të fundit kanë vijuar me skenarin e tyre.

k.m.
Nis seanca, sërish trazira/ Nikolla përballë opozitës,
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Ka nisur edhe sot me trazira, seanca e sotme plenare. Tensionet vazhdojnë mes maxhorancës dhe opozitës, teksa këta të fundit kanë vijuar me skenarin e tyre. Teksa seanca nisi, deputetët demokratë qëndruan në këmbë dhe nisën që të shkaktonin zhurmë duke përdorur bilbilë, megjithatë kjo nuk i ndaloi socialistët që të votonin të gjithë projektligjet që kishin planifikuar.

Teksa lexonte rendin e ditës, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, pati dhe përplasje me deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ishte i vendosur përballë saj. Por edhe pse e "shpërqëndruar", Nikolla ka vijuar me rendin ditës./ZËRI

Poll

MOS HUMB