Politikë

Një hap më pranë... Berisha e pranon: Bardhi është kreu i grupit parlamentar të PD, po shkojmë drejt bashkimit!

Gazment Bardhi ka një numër deputetësh që janë të Partisë Demokratike që e mbështesin dhe janë të mirëpritur për negociata dhe propozime.

k.m.
Një hap më pranë... Berisha e pranon: Bardhi është kreu
Pamje nga mbledhja e Berishës dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një hap të rëndësishëm në bashkimin me grupimin e Gazment Bardhit. Në deklaratën e tij për shtyp, kryedemokrati Berisha tha se Gazment Bardhi është i mirëpritur për t’u votuar si kryetar grupi parlamentar të PD-së. Kjo pasi, sipas Berishës, Bardhi ka një numër deputetësh që janë të Partisë Demokratike që e mbështesin dhe janë të mirëpritur për negociata dhe propozime. Po ashtu, theksoi se nuk do të ndalojë kurrë as Gazment Bardhin dhe asnjë tjetër që të marrë pjesë në garat e hapur në PD.

“Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë, është i mirëpritur që të votohet për kryetar grupi parlamentar të PD-së. Ata janë deputetë të PD. Ai ka një numër deputetësh që janë të PD që e mbështesin, dhe ata janë të mirëpritur, dhe e kam theksuar, jemi të hapur për negociata dhe propozime. Kemi qenë dhe jemi. Ky qëndrim nuk është i tanishëm, por që kur ata respektojnë primaret. Kishim të bënim me një qëndrim ndaj një procesi fondamental në PD. Pra në këtë kontekst, ai ka një grup deputetësh që janë të PD dhe ata janë të mirëpritur. Jemi të hapur për negociata dhe propozime. Ky qëndrim është që kur ata kanë shprehur se respektojnë Primaret. Berisha nuk do ndalojë kurrë as Gazment Bardhin dhe asnjë tjetër që të marrë pjesë në garat e hapur në PD,"-tha në fjalën e tij, Berisha.

Ndërkohë që po ashtu shtoi se tashmë do të ketë edhe zgjedhje të reja për kreun e grupit parlamentar, post që në grupimin e Berishës e mbante Flamur Noka.

“Gazment Bardhi kryeson një grup deputetësh, është realitet. Ky grup deputetësh, bashkë me deputetë të tjerë do kenë mundësi të zgjedhin kryetarin e grupit të bashkuar parlamentar, i cili mund të jetë pa asnjë lloj hezitimi Gazment Bardhi apo cilido që do votojnë deputetët. Kjo është e tëra. Ai takim siç e patë ju, ai nuk u zhvilluar më the, të thashë, kështu ka thënë ai, ai u zhvillua për çështje të caktuara të parlamentit. Çfarë duhet, ku duhet të përqendrohet opozita në betejën parlamentare. U përcaktua reforma zgjedhore si një objektiv kryesor, sepse Edi Rama do ta bëjë me Alibashën reformën,”-shtoi Berisha. 

Por çfarë ka ndodhur brenda Partisë Demokratike?

Përplasja në PD duket se po ngushtohet, të paktën mes Berishës dhe Gazment Bardhit. Ndërkohë që ky i fundit nuk ka më marrëdhënie, të paktën publike me Lulzim Bashën. Madje me këtë të fundit është përplasur në Kuvend. Basha u rizgjodh si kreu i Partisë Demokratike, ndërkohë që Bardhi pretendon që zgjedhjet s'kanë qenë legjitime. Sipas tij, kreu i PD nuk është as Basha dhe as Berisha. Megjithatë ka bërë 2 takime me Berishën për të koordinuar aksionin opozitar në Kuvend, ndërsa Basha edhe pse i ftuar, nuk ka marrë pjesë në asnjë takim. 

Poll

MOS HUMB