
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë lihur me protestën e Opozitës që u zhvillua sot. Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka publikuar foto nga protesta, krah të cilave shkruan se ajo që ndodhi sot ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor. Meta shton se sot qytetarët rikthyen sot shpresën.
Postimi:
Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor! Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë!
Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi nuk ishin sot të pranishëm në protestë, por Partia e Lirisë u përfaqësua nga Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.