Politikë

Oliver Varhelyi: Të hapen sa më shpejt negociatat me Shqipërinë

Komisioneri përmendi reformën në drejtësi, e cila tregon përpjekje për funksionimin e shtetit dhe, sipas tij duhet hapja e kapitujve të tjerë të negociatave në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti.

f.t
Oliver Varhelyi: Të hapen sa më shpejt negociatat me
Oliver Varhelyi

TIRANË-Në ditën që kryeministri hungarez Viktor Orban e propozoi për një mandat të ri pesë-vjeçar në Bruksel komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi përsëriti vlerësimet për integrimin e Shqipërisë në BE, shkruan Politico. Komisioneri përmendi reformën në drejtësi, e cila tregon përpjekje për funksionimin e shtetit dhe, sipas tij duhet hapja e kapitujve të tjerë të negociatave në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti.

"Reformat në Shqipëri kanë vijuar kryesisht të fokusuara në zbatimin e reformës së re në drejtësi. Sidoqoftë më tepër përpjekje janë të domosdoshme në funksionimin e shtetit ligjor, lirinë e shprehjes, të drejtat e minoriteteve dhe të proneësisë. Qëndrimi yne përsa i përket negociatave mbetet në fuqi. Duhet që të hapen sa më shpejt të jetë e mundur negociatat e BE-së me Shqipërinë përsa i përket kapitullit të parë atij për çështjet themelore. Ky proces duhet që të pasohet me hapjen e kapitujve të tjerë të negociatave në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti,"-u shpreh Varhelyi.

Për hapjen e negociatave të kapitujve të parë me vendin tonë pritet nëse Greqia do ta rishikojë qëndrimin e saj bllokues pasi asnjë shtet tjetër brenda BE-së nuk ka deklaruar ndonjë kontestim për Shqipërinë. BE nuk ka marrë ende një vendim, se kur do të nisë shqyrtimin e kapitujve të negociatave me Shqipërinë. Marrja e një vendimi nga ana e unionit për vendin tonë është shtyrë pa afat. KE vuri në dukje se ka prioritetet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por nuk është vendosur afat përfundimtar se kur integrimi do të ndodhë. Këshilli Europian ka rekomanduar që rajoni i BP të mbështetet në planet ekonomike./ZËRI

Poll

MOS HUMB