LIVE UPDATES

Opozita vazhdon trazirat në Kuvend, 5 Komisione mbahen online

➤ Opozita ka vazhduar edhe sot aksionin e saj për të bllokuar punimet në Kryesinë e Kuvendit. ➤ Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi mblodhi deputetët e opozitës në një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit. Pas përfundimit të mbledhjes, Berisha dhe Bardhi theksuan se janë të vendosur për të ndërprerë punimet fizike në parlament, deri në plotësimin e kërkesave të tyre. ➤ 6 deputetët e përjashtuar nga Kuvendi nuk janë lejuar të marrin pjesë në mbledhjen e PD-së, ndër to edhe Edmond Spaho, që iu pengua hyrja nga Garda e Republikës. ➤ Mbledhjet e Komisioneve Parlamentare janë mbajtur online, pasi opozita shkaktoi trazira në punimet e Kuvendit. ➤ Në mbledhjet online, janë parë disa skena të pakëndshme nga deputetët. ➤ Megjithatë, opozita ia ka dalë që të ndërpresë punimet fizike edhe për Komisionin e Sigurisë. Ky komision ishte i vetmi që mbahej në ambientet e Kuvendit dhe jo online. Pas trazirave të opozitës dhe Komisioni i Sigurisë kaloi online. Të njëjtin "fat" kishin dhe komisionet e tjera.

5 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

A i keni numrat për grevë urie? Berisha: Që nesër... (Skenari)

Opozita vazhdon trazirat në Kuvend, 5 Komisione mbahen online
Sali Berisha nga Kuvendi

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së që u zhvillua sot në Kryesi, ku tha se parlamenti sot ekziston vetëm si ndërtesë. Në një prononcim për gazetarët nga Kuvendi, Berisha deklaroi se opozita nuk do njohë asnjë ligj që miratohet në kundërshtim të Kushtetutës dhe ligjit. 

I pyetur në lidhje me aksionin e ardhshëm të opozitës, dhe a i kanë numrat për nisjen e një greve urie, Berisha tha se deputetët janë të gatshëm që të nisin që nesër përshkallëzimin.

Sali Berisha: Bën luftë me popullin opozitar, shkelmon mbi të drejtat e opozitës. I tmerruar me ato që ka kryer, me abuzimet me postin e tij, e di qe komisionet do ti nxjerrin të palarat dhe vendimet antiligjore dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin. Aksionin e keni shumë transparent. Sot e patë, atë komision që ishte nuk ju lanë të futeshit. Parlamenti qëndron vetëm si ndërtesë dhe Grupi i opozitës që mbron Kushtetutën, të tjerët zhduken si minjtë.

Pyetje: A i keni numrat e deputetëve për grevë urie?

Berisha: Që nesër janë të gatshëm. Gatishmëria e qytetarëve është për t’u admiruar.

Pyetje: A do të lejoni miratimin e Buxhetit për 2024?

Berisha: Asnjë ligj që kalon në kundërshtim më Kushtetutën nuk do njihet nga opozita. Ju i patë, i kaluan në 15 minuta ligjet të shqyrtuara në kundërshtim me ligjin, të futura pas karrigeve me Online.

Vijimin e kaosit dhe trazirave në Kuvend e konfirmoi dhe Gazment Bardhi, i cili duke folur për gazetarët dha detaje nga ajo çfarë u diskutua në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

“Do të vijojmë aksionin tonë për t’i bërë të pamundur mazhorancës zhvillimin e mbledhjeve. Po na nxisin që të shkojmë drejt akteve ekstreme. Opozita është bashkë në parlament dhe jashtë tij. Po flasim për respektim të rregullores, ata kalojnë në një shkelje të re.

Po shton shkeljet e rregullores dhe të kushtetutës. Në vend demokratik kërkon një qeverisje. Mazhoranca të heqë dorë nga pengimi i opozitës. Ambasadorët pyetini vetë. Unë i kam informuar ndërkombëtarët. Një pjesë prej tyre i kam informuar”, tha Bardhi.

Në Kuvend u mbajtën sot mbledhjet e 5 komisioneve parlamentare, të gjithë online, për shkak të aksionit të opozitës për bllokimin e tyre. Edhe pse PD pretendon se mbledhjet e Komisioneve online janë të paligjshme, PS vijon thirrjen e tyre online, ku po diskutohet mbi projektligjin e vitit të ardhshëm./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Do raportonte kryetarja e SHISH, ndërpritet Komisioni i Sigurisë

Opozita vazhdon trazirat në Kuvend, 5 Komisione mbahen online
Diskutimet ne mbledhje

TIRANË- Është bllokuar mbledhja e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare ku do të raportonte kryetarja e SHISH Vlora Hyseni. Kanë qenë deputetët e PD-së ata që kanë bllokuar mbledhjen, dhe më pas socialistët vendosën që mbledhja të vijonte online.

Nënkryetari i Komisionit Flamur Noka u ul në karrigen e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, duke i zënë vendin Nasip Naços, i cili qëndronte në këmbë.

“Do ju lutesha në mënyrë demokratike do na lejoni ta zhvillojmë mbledhjen”, tha Nasip Naço.

Por Gazment Bardhi, u shpreh se: “Nëse drejtoresha do të vijë të raportojnë për vjedhjen e të dhënave të TIMS  për të cilat ne kemi kërkuar Komision Hetimor do ta lejojmë mbledhjen.”

“Ne do të vijojmë online, ju shkoftë mbarë”, u drejtohet kryetari i Nasip Naço deputetëve të opozitës.

Komisioni i Sigurisë ishte i vetmi që ishte planifikuar të mbahej fizikisht në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa 4 Komisione të tjera u zhvilluan online.

Në shumicën e komisioneve parlamentare ishin në rendin e ditës diskutimi i projektligjit për vitin 2024, ndërkohë që opozita vijon me skenarin e bllokimit të jetës parlamentare./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Bardhi mbledh deputetët në Kryesi, Edmond Spaho nuk lejohet të hyjë

Opozita vazhdon trazirat në Kuvend, 5 Komisione mbahen online
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti Edmond Spaho nuk është lejuar të hyjë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë nga forcat e Gardës. Vetë Spaho nuk ka tentuar që të hyjë me forcë në godinën e Kryesisë, edhe pse e quajti ndalimin e tij të paligjshëm.

Aktualisht janë 6 deputetë të përjashtuar nga PD, që nuk do të lejohen të marrin pjesë në mbledhjen e parashikuar të mbahet në orën 12:00, midis sy grupeve Berishës dhe Bardhit. Deputetët janë përjashtuar pas përplasjeve në seancat plenare, që kanë kulmuar me ndezjen e flakadanëve në Kuvend.Deputetët që janë përjashtuar janë: Edmond Spaho, Ervin Salianji, Petrit Doda, Saimir Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj.

Ishte Gazment Bardhi ai që thirri mbledhjen e deputetëve të PD-së në Kryesinë e Kuvendit, ku më pas pritet që të zhvillohen dhe mbledhjet e dy komisioneve parlamentare. 3 të tjerat që ishin parashikuar gjatë ditës së sotme janë mbajtur online.

1 VITE ME PARE

Kuvendi online, deputeti ‘live’ me cigare, të tjerët mbi makina

Opozita vazhdon trazirat në Kuvend, 5 Komisione mbahen online
Pamje nga mbledhja e Komisioneve Parlamentare

TIRANË- Mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, të cilat janë duke u mbajtur online këtë të hënë, kanë prodhuar dhe momente të pakëndshme, siç është shfaqja e një deputeti duke pirë cigare nga rehatia e banesës së tij. Është fjala për deputetin që ka hyrë së fundi në Kuvend, nga radhët e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Gëzim Ademaj.

Opozita vazhdon trazirat në Kuvend, 5 Komisione mbahen online
Deputeti duke pire cigare

Ndërkohë që deputetë të tjerë janë shfaqur me pamje nga makinat e tyre, apo dhe rasti i Lavdrim Krrashit, deputet socialist në Dibër, i cili ka vendosur si efekt një pyll me pemë të larta, që në momente të caktuara i sfumonin edhe fytyrën e tij.

Opozita vazhdon trazirat në Kuvend, 5 Komisione mbahen onlineOpozita vazhdon trazirat në Kuvend, 5 Komisione mbahen onlineOpozita vazhdon trazirat në Kuvend, 5 Komisione mbahen online

Aktualisht janë duke u zhvilluar mbledhjet e dy komisioneve, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, dhe Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Më herët po online u zhvilluar dhe Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. Për opozitën mbajtja e Komisineve Parlamentare online është e paligjshme dhe ajo parashikohet vetëm në kushtet e emergjencës./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Në axhendën e Kuvendit 5 komisione parlamentare, Bardhi mbledh deputetët e PD-së në Kryesi

Opozita vazhdon trazirat në Kuvend, 5 Komisione mbahen online
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi do të mbledhë këtë të hënë (13 nëntor) deputetët demokratë.

Mbledhja mësohet se do të mbahet në orën 12:00, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit, ku javën e kaluar nuk u lejua, pasi Garda ndaloi deputetët e përjashtuar që të hynin brenda institucionit.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, mbledhje e grupit në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se pak ditë më parë deputetet e opozitës u ndaluan nga Garda e Republikës të futeshin në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në Komisione, ndërsa zgjodhën më pas të futeshin duke kaluar nga dritaret.

Në Kuvend parashikohet të mbahen sot 5 komisione parlamentar, 3 prej të cilave online, dhe dy të tjerë janë njoftuar fizikisht, përfshirë komisionin për Sigurinë Kombëtare.

Komisionet që do të mblidhen sot janë:

Komisioni për Çështjet Europiane, në orën 09:00, do të zhvillohet online

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në orën 09:30, online

Komisioni i Ligjeve, në orë 10:00, online

Komisioni për Edukikimin dhe Mjetet e Informimit Publike, në orën 13:00, në pritje të një vendimi se ku do të zhvillohet

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, ora 13:30, fizikisht në Kryesinë e Kuvendit

Në shumicën e komisioneve në rendin e ditës është diskutimi i projektligjit për vitin 2024, ndërkohë që opozita vijon me skenarin e bllokimit të jetës parlamentare.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB