Politikë

'Xibraka'/ Pas refuzimit të interpelancës nga Rama, Bardhi kërkesë për mocion me debat parlamentar

Në kërkesë e Bardhit specifikohet se nga viti 2014 e në vijim, Shqipëria u bë vendi i parë në Evropë sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

f.t
'Xibraka'/ Pas refuzimit të interpelancës nga Rama, Bardhi
Gazment Bardhi

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pas refuzimit të interpelancës nga Kryeministri Edi Rama për denoncimin mbi përfshirje e vëllait të tij Olsi Rama në Laboratorin e drogës në Xibrakë, nuk heq dorë nga llogaridhënia mbi këtë çështje. Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka paraqitur mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit tëlëndëve narkotike në vendin tonë. Kreu i Grupit Gazment Bardhi ka paraqitur mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit tëlëndëve narkotike në vendin tonë.

Në kërkesë e Bardhit specifikohet se nga viti 2014 e në vijim, Shqipëria u bë vendi i parë në Evropë sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Agjencitë ligjzbatuese evropiane dhe raportet ndërkombëtare evidentuan faktin se grupet kriminale të angazhuar në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kishin bashkëpunëtorë të ngushtë në nivelet më të larta të Policisë së Shtetit dhe Qeverisë, të cilët përbënin garancinë e tyre për vijimin normalisht të aktivitetit kriminal.

“Policia dhe Prokuroria nuk arritën gjithashtu të zbardhnin të plotëidentitetin e të gjithë bashkëpunëtorëve, të lidhur me grupin kriminal, për të cilët Prokuroria do të regjistronte procedimin penal nr. 335/1 i vitit 2016. Por, dy vite më pas ky procedim penal do tëpezullohej pasi Prokuroria do të shpallte pamundësinë për identifikimin e këtyre individëve. Dokumentet zyrtare nga dosja gjyqësore dhe sistemi TIMS ngrejnë dyshime serioze se një prej këtyre bashkëpunëtorëve të paidentifikuar mund të jetë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. Këto dyshime bazohen në faktin se një prej bashkëpunëtorëve tëpaidentifikuar është një shtetas 45 vjec, me flokë të shkurtër, përdorues i automjetit AA 653 DM. Olsi Rama asokohe ishte 45 vjec, me flokë të shkurtra dhe përdorues i automjetit AA 653 DM, i përdorur edhe nga pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal Genci Xhixha, Gentian Gjonaj dhe Ermal Hoxha. Sipas të dhënave tësistemit TIMS nga 18 hyrje-dalje të makinës, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës. Sipas gjykatës, policia dhe prokuroria kanë kryer hetime të mangëta dhe nuk kanë identifikuar bashkëpunëtorët e grupit. Përdorimin e këtij automjeti dhe njohjen me eksponentët e grupit kriminal do ta pohonte edhe vetë Olsi Rama ditën e publikimit të denoncimit, 28 Mars 2024.” – thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PD.

Më tej Gazment Bardhi shprehet se është detyra e tyre si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që të shqyrtojnë me përparësi këtë problematikë dhe të kërkojmë nga qeveria marrjen e masave të mënjehershme.

“Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.”– përfundon shkresa e Bardhit. 

'Xibraka'/ Pas refuzimit të interpelancës nga Rama, Bardhi
KËRKESA
'Xibraka'/ Pas refuzimit të interpelancës nga Rama, Bardhi
KËRKESA

Ndërkohë sa i përket dosjes 'Xibraka' kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar Olsi Ramën si pjesë e grupit të laboratorit të kokainës në Xibrakë. Sipas Bardhit, Rama kishte lidhje dhe njohje me një prej personat kryesorë të këtij grupi, si dhe përmes sistemit TIMS është faktuar udhëtimi disa herë me të njëjtën makinë me Genci Xhixhën, Ermal Hoxhën dhe të akuzuarit e tjerë. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së emri i Olsi Ramë ishte kursyer nga prokurorët e krimeve të rënda të asaj kohë, dhe për kërë opozita kërkoi në SPAK një hetim të ri për vëllanë e kryeministrit. Nga ana tjetër, edhe Olsi Rama kallëzoi në SPAK Gazment Bardhin nën akuzën e shpifjes, dhe tha se njëri prej tyre duhet të përgjigjet përpara drejtësisë në lidhje me akuzat. /ZËRI

Poll

MOS HUMB